Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Korreshi publikon pamjet alarmante: Nxënësit në Thanë të Lushnjës mësojnë në kushte çnjerëzore

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Korreshi publikon pamjet alarmante: Nxënësit në Thanë të Lushnjës mësojnë në kushte çnjerëzore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pamje tronditëse janë publikuar nga ambientet e një shkolle në fshatin Thanë, njësia administrative Fiershegan, Bashkia Lushnjë, ku kushtet higjieno-sanitare paraqiten në gjendje të mjerueshme dhe të rrezikshme për jetën e nxënësve.

Video-denoncimi është bërë publik nga deputeti Saimir Korreshi, i cili ka nxjerrë në pah realitetin e vështirë me të cilin përballen fëmijët çdo ditë.

Në pamjet e publikuara shihen qartë tualete jashtë çdo standardi: pa dyer dhe pa dritare, të degraduara dhe të papërdorshme në kushte normale.

Situata bëhet edhe më alarmante nga fakti se në këto ambiente është konstatuar edhe prania e gjarpërinjve, duke e kthyer shkollën në një vatër rreziku për nxënësit.

Gjendja e oborrit të shkollës, i mbushur me mbeturina, e përkeqëson më tej panoramën e një institucioni të lënë në harresë.

Në reagimin e tij, Korreshi ironizon me “reformat në arsim”, duke theksuar kontrastin mes deklaratave zyrtare dhe realitetit në terren.

Ky rast ngre shqetësime serioze dhe shërben si një kambanë alarmi për institucionet përgjegjëse, duke theksuar se shumë nxënës në zonat rurale vazhdojnë të mësojnë në kushte që cënojnë shëndetin, sigurinë dhe dinjitetin e tyre.

*Video-denoncimi i plotë:*

Situata e banjove. Pa derë, pa penxhere. Kur thosha që kemi të bëjmë me qenefe, ju thonit, urdhëro se i keni. Kjo është sekuencë: qenef, banjo, ambient, gjarpërinj. Kjo është situata me të cilën përballen kalamajtë nëpër fshatra. Reforma e këtyre në arsim që na hoqën mendjen dhe që na i tregojnë. Urdhëro! Është ulëritëse, s’është ulëritëse?! Kur them që janë banjo pa… pa dyer, i heqin njerëzit, detyrohen, janë qenefe, hale. Hale, hale, e patë vet, hale. Urdhëro oborri i shkollës, na si e kemi, shiko. Shiko si ke plehrat me oborrin e shkollës. Ja dhe unë te kalamajtë. Shiko këtu mbrapa çfarë ke, domethënë çfarë tmerri. Faqe e zezë!

Previous Post

Pjesë e një grupi kriminal që vidhnin banesa në Spanjë, arrestohet në Laç 26-vjeçari. Do ekstradohet

Next Post

Rriten importet e ilaçeve/ KLSH ngre alarmin: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

Shqipëria drejt BE-së/ Sa realist është afati 2027?

November 6, 2026
Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

Shqipëria e parafundit në Europë për shpenzimet e mbrojtjes sociale

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al