Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri, OBK projekton 2.2 milionë banorë në 2050

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri, OBK projekton 2.2 milionë banorë në 2050
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat më të fundit të OKB-së dhe projeksionet për popullsinë nxjerrin në pah një situatë alarmante sa i përket Shqipërisë, por edhe vendeve të Ballkanit Perëndimor. Këto shtete po përballen me një rënie të ndjeshme të popullsisë, një trend që pritet të thellohet deri në mesin e shekullit, sipas projeksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Bazuar në të dhënat e OKB-së (World Population Prospects 2024), të përpunuara nga Visual Capitalist, popullsia e Shqipërisë mund të bjerë nga rreth 2.8 milionë banorë në vitin 2025 në vetëm 2.2 milionë në vitin 2050, duke reflektuar një tkurrje prej rreth 19.2% krahasuar me vitin 2020.

E njëjta prirje negative shfaqet në të gjithë rajonin. Serbia pritet të humbasë rreth 1.2 milionë banorë deri në 2050, duke zbritur nga 6.7 milionë në 5.5 milionë. Bosnja dhe Hercegovina projektohet të tkurret me rreth 685 mijë banorë (-21.8%), Kroacia me 614 mijë (-16%), ndërsa Maqedonia e Veriut me rreth 301 mijë (-16.6%). Këto shifra konfirmojnë se Ballkani është ndër zonat më të prekura nga rënia demografike në Europë, i nxitur nga emigracioni i lartë, normat e ulëta të lindshmërisë dhe plakja e popullsisë.

Të dhënat tregojnë divergjencë të fortë mes rajoneve të botës. Ndërsa popullsia globale pritet të rritet me rreth 1.4 miliardë njerëz deri në vitin 2050, kjo rritje do të përqendrohet kryesisht në disa rajone të kufizuara.

Afrika Sub-Sahariane pritet të jetë motori kryesor i rritjes demografike. Vende si Republika Demokratike e Kongos mund të pothuajse dyfishojnë popullsinë, me një rritje prej rreth 93%, ndërsa Nigeri, Angola dhe Somalia renditen gjithashtu ndër shtetet me rritjen më të shpejtë në botë. Në total, të gjitha 10 vendet me rritjen më të lartë të popullsisë ndodhen në këtë rajon, të nxitura nga nivele të larta fertiliteti dhe rënie e ndjeshme e vdekshmërisë.

Ndërsa në anën tjetër, ekonomitë e mëdha globale po hyjnë në një fazë tkurrjeje të qëndrueshme. Kina pritet të humbasë mbi 150 milionë banorë deri në vitin 2050, ndërsa Japonia, Italia dhe Rusia përballen gjithashtu me rënie të fortë të popullsisë. Edhe vende jashtë Evropës, si Tajlanda, pritet të tkurren ndjeshëm për shkak të normave shumë të ulëta të lindshmërisë dhe plakjes së shpejtë të popullsisë.

Këto zhvillime pritet të kenë ndikime të thella në tregjet e punës, rritjen ekonomike dhe balancat globale të fuqisë. Për vende si Shqipëria dhe rajoni, tkurrja demografike nënkupton sfida të mëdha për fuqinë punëtore, sistemet sociale dhe potencialin e rritjes afatgjatë, duke e bërë çështjen e popullsisë një nga temat kyçe të dekadave në vijim./ ekofin.al

Previous Post

Djegia e pallatit të “Arlis shpk”, Prokuroria e Tiranës merr në pyetje 5 fëmijë

Next Post

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

Next Post
Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, sot ditë zie kombëtare në Kosovë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026
Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al