Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shantazhuan biznesmenin me 200 mijë euro gjobë, lihen në burg 2 shqiptarët dhe greku

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Shantazhuan biznesmenin me 200 mijë euro gjobë, lihen në burg 2 shqiptarët dhe greku
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tre persona të akuzuar për tentativë zhvatjeje ndaj një biznesmeni në Selanik janë lënë në burg me vendim të gjykatës këtë të martë (23 prill). Bëhet fjalë për dy shtetas shqiptarë, 43 dhe 34 vjeç, si dhe një grek 23-vjeçar, të cilët, pasi dhanë shpjegime para hetuesit, u vendosën në masën e sigurisë “arrest me burg”.

Sipas mediave greke, të tre të dyshuarit kanë mohuar akuzat ndaj tyre, ndërsa si drejtues i grupit konsiderohet një tjetër shqiptar, i cili ndodhet tashmë i burgosur dhe dyshohet se jepte urdhra nga qelia.

Ngjarja u zbulua pas kallëzimit të menaxherit të një koncesionari makinash në zonën Vasilissis Olga, i cili denoncoi se ishte kërcënuar për t’u detyruar të paguante fillimisht 200 mijë euro. Sipas dëshmisë së tij, kërkesa ishte bërë përmes komunikimeve telefonike nga i burgosuri, i cili përdorte pretekste të rreme dhe kërcënonte me jetë.

Biznesmeni ka deklaruar gjithashtu se pas denoncimit, ndaj pronës së tij janë kryer sulme me kokteje Molotov dhe janë qëlluar armë zjarri, duke rritur presionin ndaj tij. Në një moment të dytë, përmes një personi që kishte marrë rolin e “negociatorit”, shuma e kërkuar u ul në 100 mijë euro, por kërcënimet vijuan.

Autoritetet organizuan një operacion të mirëfilltë policor, ku në një takim të inskenuar, të dyshuarve iu dorëzua një shumë prej 50 mijë eurosh. Në momentin që ata morën paratë, policia ndërhyri duke i arrestuar, pavarësisht rezistencës së tyre.

Gjatë kontrolleve, u sekuestruan një pistoletë me 11 fishekë, disa telefona celularë dhe para cash, ndërsa shuma e përdorur për operacionin iu kthye biznesmenit.

Paralelisht, u krye kontroll në qelinë e të burgosurit që dyshohet si organizator, ku u gjetën telefona celularë dhe një mjet prerës i improvizuar.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale.

 

Previous Post

Mediat greke përgënjeshtrojnë Ramën: Nuk ka marrëveshje të afërt për detin

Next Post

Bashkimi Europian i hap dyert Malit të Zi, Shqipëria ende në pritje të IBAR

Next Post
Bashkimi Europian i hap dyert Malit të Zi, Shqipëria ende në pritje të IBAR

Bashkimi Europian i hap dyert Malit të Zi, Shqipëria ende në pritje të IBAR

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al