Wednesday, July 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Lista e rimbursimit të barnave/ Buxhet i shpërdoruar dhe pacientë në mëshirë të fatit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Lista e rimbursimit të barnave/ Buxhet i shpërdoruar dhe pacientë në mëshirë të fatit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ajo që po ndodh me listën e rimbursimit për vitin 2026 nuk ishte thjesht çështje organizimi që nuk funksionoi mirë. Ishte një proces i mbyllur, i paqartë dhe, në shumë momente, i vështirë për t’u kuptuar edhe nga vetë njerëzit që janë pjesë e këtij tregu.

Ligji është aty dhe është i qartë. VKM nr. 314, datë 24.05.2023, parashikon përdorimin e marrëveshjeve të posaçme (MEA) me kompanitë farmaceutike – një praktikë që përdoret kudo.

Ideja është e thjeshtë: shteti negocion çmime më të ulëta, kursen para dhe njëkohësisht hap akses për më shumë pacientë.Këtë vit, kjo nuk ndodhi.Në vend që këto marrëveshje të përdoren për të ulur kostot, ato praktikisht u lanë mënjanë. Dhe ky nuk është një detaj teknik – është një mundësi e humbur për të kursyer miliona euro dhe për të trajtuar më shumë njerëz.

Cila ishte urgjenca që i hoqi mundësinë shtetit Shqiptar për të kursyer miliona euro?Ndërkohë, qytetarëve u është dhënë një premtim i madh: rimbursim i të gjitha barnave onkologjike.Po realiteti është shumë më i thjeshtë – dhe më i ashpër.

Buxheti për rimbursimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore për FSDKSH është rreth 135 milionë euro në vit. Brenda kësaj shume futet edhe shtesa prej 15 milionë eurosh, që u prezantua si një rritje “e jashtëzakonshme” për vitin 2026.Por çfarë mbulon realisht kjo shtesë?

Në praktikë, 15 milionë euro mjaftojnë për rimbursimin e vetëm 3 deri në 5 barna inovative.

Pra, shumë larg premtimit për një mbulim të gjerë.Nga ana tjetër, në treg flitet për një listë me rreth 35–40 barna të reja. Dhe këtu fillon problemi real.Sepse përfshirja e një bari inovator (psh.i prodhuar nga kompani të mirënjohura, si Astrazeneca, Sanofi- Aventis apo Bristol Myers Squibb) do ti kushtonte buxhetit të FSDKSH mesatarisht rreth 4.5 milionë euro në vit; atëherë futja e 35–40 barnave kërkon diku tek 157 deri në 180 milionë euro në vit. Pra, vetëm këto barna do të konsumonin të gjithë buxhetin vjetor të FSDKSH – madje edhe më shumë se kaq. Dhe kjo pa llogaritur barnat që tashmë rimbursohen dhe për të cilat FSDKSH shpenzon aktualisht rreth 120 milion euro në vit.

Me pak fjalë: matematika nuk del. Dhe kur matematika nuk del, pasojat janë të parashikueshme; kostoja financiare do të sillte pasoja të pariparueshme për FSDKSH-në, duke shkaktuar kolapsin e institucionit dhe ndërprerjen definitive të veprimtarisë së tij si dhe zhvendosjen e një barre të rëndësishme në praktikë tek mjekët, të cilët detyrohen të bëjnë përzgjedhje të vështira për pacientët që mund të trajtohen.

Pra mjekët do duhet të zgjedhin kush duhet të jetojë dhe kush duhet të vdesë.Edhe mënyra si është ndërtuar lista lë shumë për të dëshiruar. Komisioni teknik këtë vit ishte praktikisht një formalitet pasi sipas informacioneve të brendshme, lista e barnave të reja ka qenë e paracaktuar.

Ka pasur debate dhe kundërshtime, sidomos për buxhetin, por në fund lista është firmosur pa bërë një analizë reale të barrës financiare, alternativave ekzistuese dhe alternativave të reja të propozuara.Cfarë është më shqetësuese është fakti se këto barna të reja janë përfshirë në listën e barnave të rimbursueshme, jo sipas protokolleve mjekësore të miratuara por sipas interesave të aktorëve me influencë në sistem.

Dhe për ta bërë situatën edhe më të paqartë, procesi u shoqërua qëllimisht me konfuzion total: lista u tha që u miratua, pastaj që nuk u miratua, pastaj u rishfaq sërish.

Një mjegull e qëllimshme që la në errësirë kompanitë që kishin aplikuar me besimin se procesi do të ishte i drejtë.Në këto kushte, problemi nuk është më thjesht prioritizimi – është një mospërputhje e thellë midis premtimeve, kapaciteteve reale financiare dhe mungesës së ndërgjegjes së Ministres Evis Sala dhe drejtuesve të FSDKSH, që për qëllime përfitimi personal po shkaktojnë dëme të pariparueshme të sistemit shëndetësor me pasoja të drejtpërdrejta tek pacientët shqiptarë. /Syri.net

Previous Post

Turqia ndalon mediat sociale për personat nën 15 vjeç

Next Post

Skandal në Intesa San Paolo/ Qeveria italiane vendos gjobë 32 mln euro pas rrjedhjes së të dhënave

Next Post
Skandal në Intesa San Paolo/ Qeveria italiane vendos gjobë 32 mln euro pas rrjedhjes së të dhënave

Skandal në Intesa San Paolo/ Qeveria italiane vendos gjobë 32 mln euro pas rrjedhjes së të dhënave

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

Policia fsheh ngjarjen e rëndë?! Aksidenti i rëndë, një person në koma, asnjë sqarim nga uniformat blu

July 21, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

Detaje të reja nga atentati në Elbasan, kush ishin shënjestrat dhe si u plagos kamarieri 19-vjeçar

July 21, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

Përplasja Rama–Becchetti, faturë milionëshe për qytetarët/ Zbulohen kostot e mbrojtjes ligjore

July 22, 2026
Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

Shkelën procedurat e punësimit të Muçi Shaljanit, 6 muaj burg për dy ish-zyrtarët e AMP-së

July 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al