Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Taksat e “gjelbra” arrijnë rekordin 675 mln euro, por shumë pak rikthehen në mjedis

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Taksat e “gjelbra” arrijnë rekordin 675 mln euro, por shumë pak rikthehen në mjedis
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Arkëtimet buxhetore nga taksat mjedisore po rriten nga viti në vit me ritme të shpejta, por nga tjetër aftësia e qeverisë për të shpërndare këto taksa në favor të mjedisit nuk po ecën me të njëjtin ritëm.

Të dhënat e sotshme nga Instituti i Statistikave (INSTAT) konfirmojnë se arkëtimet nga taksat mjedisore kanë kapur shifra rekord në vitin 2024, duke arritur në rreth 66,2 miliardë lekë rreth 700 milionë euro. Megjithëse kjo shifër përfaqëson një rritje prej 9,45% brenda një viti, struktura e arkëtimeve sugjeron se këto taksa po shërbejnë më shumë si një burim i qëndrueshëm për mbushjen e arkës së shtetit sesa si një mjet për investime konkrete në mbrojtjen e natyrës.

Pjesa dërrmuese e këtyre të ardhurave, plot 82,2%, vjen nga taksat e energjisë, ku peshën kryesore e mban taksimi mbi karburantet. Së bashku me taksat e transportit, këto dy kategori formojnë mbi 95% të asaj që shteti arkëton në emër të mjedisit.

Qytetarët dhe bizneset po paguajnë gjithnjë e më shumë për lëvizjen dhe prodhimin, ndërkohë që taksat që lidhen direkt me ndotjen e emetimet mbeten në nivele minimale, me vetëm 4,7% të totalit.

Ndërsa të ardhurat mjedisore zënë tashmë 10,04% të totalit të të ardhurave tatimore në vend, vihet re një mospërputhje mes asaj që vilet dhe asaj që deklarohet si mbrojtje e burimeve natyrore. Taksat mbi burimet natyrore (si uji, pyjet dhe fauna) jo vetëm që kanë një peshë të papërfillshme prej 0,08%, por gjatë vitit 2024 pësuan një rënie drastike prej 18,77%.

Kjo tendencë ngre pikëpyetje mbi efikasitetin e këtyre instrumenteve. Sipas metodologjisë së ESA 2010, këto taksa duhet të shërbejnë për të ndikuar në sjelljen e bizneseve dhe konsumatorëve. Megjithatë, fakti që të ardhurat rriten kryesisht përmes energjisë dhe transportit, tregon se fokusi mbetet te mbledhja e detyrueshme e fondeve, duke lënë mjedisin në një rol dytësor përballë nevojave buxhetore.

Në vitin 2024, pesha e këtyre taksave ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto u rrit në 2,63%, duke konfirmuar se shqiptarët po paguajnë më shumë se kurrë në emër të mbrojtjes së mjedisit, por pa marrë mbrapsht shërbimet për të cilat paguajnë.

Ende sot vendi është në atë pikë sa mbetjet urbane digjen në fushat e mbetjeve, teksa në qytetet e mëdha ende nuk aplikohen metodat modern të pastrimit të akseve kryesore rrugore. Tirana kryeson vendin sa i takon nivelit të ndotjes, me valën e ndërtimeve në njërën anë, flotën e makinave me naftë që sa vjen e rritet, teksa pastrimi i qytetit po bën hapa pas. Monitor

Previous Post

Dyshohet se ngacmoi një grua dhe një të mitur në autobus, arrestohet 44-vjeçari në Tiranë

Next Post

Alibej tregon si u njoh me Dervishajn: Folëm kur iu bë atentati në Durrës

Next Post
Alibej tregon si u njoh me Dervishajn: Folëm kur iu bë atentati në Durrës

Alibej tregon si u njoh me Dervishajn: Folëm kur iu bë atentati në Durrës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al