Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryenegociatori i Iranit ka kritikuar bllokadën amerikane ndaj porteve iraniane, mes pasigurisë për mundësinë e bisedimeve të reja të paqes me Shtetet e Bashkuara, duke përsëritur pretendimin e Teheranit se kufizimet përbëjnë shkelje të armëpushimit, për të cilin dy shtetet u pajtuan më 7 prill.

“Një armëpushim i plotë ka kuptim vetëm nëse nuk shkelet nga bllokada detare dhe pengmarrja e ekonomisë botërore”, shkroi kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Baqer Qalibaf, në X më 22 prill.

Qalibaf shtoi se “rihapja e Ngushticës së Hormuzit është e pamundur kur ka shkelje kaq flagrante të armëpushimit”.

Armëpushimi i arritur më 7 prill ishte dyjavor, por pak orë para se të skadonte, presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi për zgjatjen e tij, por tha se bllokada ndaj porteve iraniane mbetet në fuqi.

Armiqtë e Iranit “nuk i arritën qëllimet e tyre përmes agresionit ushtarak, dhe nuk do t’i arrijnë as përmes presionit dhe bullizimit”, shkroi ai. “E vetmja rrugë përpara është njohja e të drejtave të popullit iranian”.

Qalibaf, i cili udhëhoqi delegacionin iranian në bisedimet me SHBA-në në Islamabad në fillim të këtij muaji, të cilat nuk prodhuan ndonjë marrëveshje, nuk bëri asnjë koment të drejtpërdrejtë mbi mundësinë e një rundi të dytë bisedimesh apo mbi vendimin e presidentit amerikan Trump për të zgjatur armëpushimin dyjavor, që ishte paraparë të skandonte më 22 prill.

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, e mbështeti këtë qëndrim, duke shkruar në X se “rrethimi dhe kërcënimet janë pengesat kryesore për negociata të vërteta. Bota po e sheh hipokrizinë tuaj dhe kontradiktën mes deklaratave dhe veprimeve tuaja”.

Irani e ka mbyllur në mënyrë efektive Ngushticën e Hormuzit, e cila normalisht shërben si rrugë për kalimin e rreth një të pestës të furnizimit global me naftë dhe gaz të lëngshëm natyror, pak pas fillimit të luftës të SHBA-së dhe Izraelit me Iranin më 28 shkurt.

Shtetet e Bashkuara vendosën një bllokadë detare ndaj Iranit më 13 prill, teksa Trump ka thënë se ajo do të mbetet në fuqi derisa të arrihet një marrëveshje për përfundimin e luftës./REL

Previous Post

Tkurret sektori i Bujqësisë, sa para shkojnë realisht për mbështetje tek fermeri?

Next Post

Këngëtarja Dua Lipa cakton ditën e dasmës, zbulohen detajet e ceremonisë

Next Post
Këngëtarja Dua Lipa cakton ditën e dasmës, zbulohen detajet e ceremonisë

Këngëtarja Dua Lipa cakton ditën e dasmës, zbulohen detajet e ceremonisë

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026
“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al