Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Trafikuan 60 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarët në Itali, zbardhen ‘kodet’ për drogën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Trafikuan 60 kg kokainë, arrestohen dy shqiptarët në Itali, zbardhen ‘kodet’ për drogën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i zhvilluar nga Guardia di Finanza dhe Komanda e Parmës ka çuar në arrestimin e tre personave të dyshuar për trafik droge, mes të cilëve dy janë shtetas shqiptarë.

Sipas autoriteteve italiane, të arrestuarit akuzohen për trafikimin e rreth 60 kilogramëve kokainë, me një vlerë tregu që kapërcen 4 milionë euro. Njëri prej tyre, shtetas italian, është vendosur në arrest shtëpiak, ndërsa dy shqiptarët janë dërguar në paraburgim. Ata përballen gjithashtu me akuza për pastrim parash.

Hetimet nisën një vit më parë nga Njësia e Policisë Ekonomike dhe Financiare në Parma, kur u sekuestruan 8.4 kg kokainë dhe 41 mijë euro cash, të fshehura në një fund të rremë të një automjeti që drejtohej nga një prej të dyshuarve shqiptarë.

Nga hetimet rezultoi se njëri prej shqiptarëve kishte rolin e korrierit, ndërsa përdorte një bashkëpunëtor italian për të shmangur kontrollet gjatë udhëtimeve në Italinë Veriore. Ata transportonin sasi të mëdha droge në rajone si Emilia-Romagna, Lombardia, Piemonte dhe Toskana.

Për të fshehur aktivitetin e tyre, të dy përdornin telefona të koduar dhe komunikonin me terma të maskuar, duke iu referuar drogës me fjalë si “proshutë”, “birrë”, “pulë” apo “bukë”. Gjithashtu, preferonin zona të izoluara ose rrugë pa dalje për të realizuar dorëzimet.

Autoritetet bëjnë me dije se korrierët kanë përfituar të paktën 51 mijë euro nga ky aktivitet, shumë e cila tashmë është sekuestruar. Ndërkohë, një tjetër shqiptar i përfshirë në skemë dyshohet se ka zhvilluar një rrjet të gjerë shpërndarjeje në Parma, me mbi 300 raste shitjeje të dokumentuara.

Në vijim të hetimeve, dy persona të tjerë shqiptarë janë nën hetim për pastrim parash, pasi dyshohet se kanë transferuar fitimet e paligjshme drejt palëve të treta ende të paidentifikuara.

Operacioni ka zbuluar një rrjet të mirëorganizuar kriminal, ndërsa vetëm sekuestrimi fillestar i drogës i ka shkaktuar tregut të paligjshëm një humbje prej mbi 580 mijë eurosh.

Previous Post

Plumba automjetit në Kurbin, shpallen në kërkim babai dhe 2 djemtë

Next Post

Tkurret sektori i Bujqësisë, sa para shkojnë realisht për mbështetje tek fermeri?

Next Post
Tkurret sektori i Bujqësisë, sa para shkojnë realisht për mbështetje tek fermeri?

Tkurret sektori i Bujqësisë, sa para shkojnë realisht për mbështetje tek fermeri?

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja e Holandës në Shqipëri: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al