Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë në tregti, Evropa rrotullohet rreth Gjermanisë

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Italia mbetet partneri kryesor i Shqipërisë në tregti, Evropa rrotullohet rreth Gjermanisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shqipëria vijon të mbetet e lidhur fort ekonomikisht me Italinë, e cila rezulton partneri i saj kryesor tregtar për vitin 2025 (periudha janar–shtator), sipas të dhënave nga FMN dhe të përpunuara nga Visual Capitalist. Kjo konfirmon varësinë strukturore të tregtisë shqiptare nga tregu italian, si në eksporte ashtu edhe në importe.

Në rajonin e Ballkanit, situata është e ngjashme dhe e orientuar kryesisht drejt ekonomisë gjermane. Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria dhe Kroacia kanë si partner kryesor Gjermaninë, duke reflektuar integrimin e tyre në zinxhirët industrialë dhe të furnizimit të Evropës Qendrore. Serbia shfaqet si një nga përjashtimet në tabelë, ndërsa në lindje të rajonit ndikimi rus mbetet i pranishëm për vende si Bjellorusia.

Në nivel evropian, Gjermania dominon qartësisht rrjetin tregtar: ajo është partneri kryesor për 19 vende, më shumë se gjashtëfishi i çdo shteti tjetër. Ky rol lidhet drejtpërdrejt me peshën e saj në industrinë prodhuese, eksportet me vlerë të lartë dhe pozicionin qendror në tregtinë brenda BE-së.

Ndërkohë, disa ekonomi të mëdha europiane janë të ndërlidhura ngushtë me Gjermaninë. Franca, Italia dhe vende të tjera të zhvilluara mbështeten në këtë rrjet industrial, ndërsa vetë Gjermania ka si partnerin e saj më të madh Holandën, me një volum tregtie që tejkalon 200 miliardë dollarë në vit. Roli i Rotterdamit si porta kryesore detare e Evropës e përforcon këtë marrëdhënie.

Në pjesë të tjera të kontinentit, dominon logjika e fqinjësisë: Portugalia tregton më shumë me Spanjën, Spanja me Francën, ndërsa në rajonin baltik zinxhirët janë të ndërlidhur mes vendeve të vogla: Letonia me Lituaninë, Lituania me Poloninë, Estonia me Finlandën dhe Finlanda me Suedinë.

Jashtë këtij boshti evropian, SHBA shfaqet si partneri kryesor vetëm për tri vende: Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe Zvicrën, ndërsa Kina po rrit ndjeshëm ndikimin në lindje. Ajo tashmë është partneri kryesor për Rusinë, Turqinë dhe Ukrainën, duke zhvendosur në disa raste rolin tradicional të vendeve europiane.

Në total, ekonomia e Evropës, me një vlerë rreth 30 trilionë dollarë, mbetet e larmishme, por e përqendruar: gati gjysma e vendeve kanë të njëjtin partner kryesor tregtar, Gjermaninë, çka nënvizon centralizimin e fortë të rrjeteve ekonomike në kontinent. /ekofin.al

Previous Post

Zjarr në Qafështamë, shkrumbohet një lokal në Parkun Kombëtar

Next Post

Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 urdhër arreste

Next Post
Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 urdhër arreste

Operacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 30 urdhër arreste

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al