Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Burg përjetë për një episod korrupsioni”/ Gjykata e Lartë shmang skandalin e Apelit të GJKKO për ish-prokurorin Zarka

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Burg përjetë për një episod korrupsioni”/ Gjykata e Lartë shmang skandalin e Apelit të GJKKO për ish-prokurorin Zarka
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Në një vendim të rrallë për praktikën e viteve të fundit, Gjykata e Lartë riktheu për gjykim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, e cila lidhet me dënimin e ish-prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka.

Përcaktimi “vendim i rrallë” është mëse i përshtatshëm për Kolegjin Penal të Gjykatës së Lartë, i cili është treguar tejet bujar me hetimet dhe vendimmarrjen e prokurorisë dhe gjykatave të posaçme, edhe atëherë kur ekzistenca e provave dhe fakteve kanë qenë të dyshimta ose zbatimi i procedurës penale ka kryer kapërcime aspak normale.

Por, ajo që ishte më e rënda në çështjen “Zarka” është fakti që, nga cilësimi juridik që i kishte dhënë Gjykata e Posaçme e Apelit veprave penale të dyshuara si të kryera nga i pandehuri, ai rrezikonte që dënohej nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm për një episod korrupsioni.

Rasti “Zarka” duket se ka qenë një vijë e kuqe, e pakalueshme, një çështje, në të cilën trupa gjykuese e Apelit të Posaçëm, e drejtuar nga gjyqtari Dhimitër Lara, përmbysi tërësisht normal proceduriale dhe që rrezikonte të merrte me vete të gjithë sistemin gjyqësor.

Gafa e rëndë e Apelit të Posaçëm

Legjislacioni procedurial penal shqiptar parashikon se, në rastet kur i dënuari nga shkalla e parë bën ankim në Gjykatën e Apelit, ai, pra i pandehuri, më së paku nuk mund të dënohet më shumë, gjithnjë në rast se nuk ka bërë ankim edhe prokuroria.

Në rastin e Aurel Zarkës, ai kundërshtoi vendimin e dhënë nga Gjykata e Posaçme e shkallës së parë në 25 Maj 2025, e cila e kishte dënuar me 4 vjet burgim për “korrupsionin pasiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, “korrupsion aktiv të gjyqtarëve dhe prokurorëve”, si edhe për 3 episode të “ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” në formën e bashkëpunimit të thjeshtë, për atë që njihet si çështja “Toyota Yaris”

Procesi ndaj Zarkës ishte me gjykim të shkurtuar dhe ai u dënua përfundimisht nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë me 2 vjet e 8 muaj.

Ky vendim përmbushi pritshmëritë e SPAK-ut, ndërkohë që ish-kreu i Prokurorisë së Vlorës bëri ankim në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, në të cilën kërkonte pafajësi.

Por, e drejta e tij e ankimit u kthye në një problem shumë më të madh. Trupa gjykues e shkallës së dytë vlerësoi se, si prokuroria, ashtu edhe Gjykata e Posaçme e shkallës së parë, kishin vlerësuar gabim faktet dhe provat.

Në vlerësimin e trupës së drejtuar nga gjyqtari Lara, i pandehuri Aurel Zarka nuk duhej hetuar dhe gjykuar për kryerjen e veprave penale në formën e “bashkëpunimit të thjeshtë”, por në formën e posaçme të “grupit të strukturuar kriminal”, sipas parashikimeve të nenin 334/2 të Kodit Penal.

Duke vlerësuar se gjykata nuk mund të ndërhyjë në kompetencat e prokurorit, Gjykata e Apelit vendosi rikthimin e çështjes në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke urdhëruar edhe saktësimin e cilësimit juridik të formës së bashkëpunimit në kryerjen e veprës penale.

Ligji penal shqiptar parashikon se krimi i kryer në formën e bashkëpunimit të thjeshtë është një rrethanë rënduese për dhënien e dënimit brenda marzheve të asaj vepre penale. Ndërkohë, kryerja e krimit në formën e posaçme të “grupit të strukturuar kriminal” i shton dënimit bazë të veprës edhe maksimumi 5 vjet të tjera burgim.

Pra, praktikisht, trupa e Apelit të Posaçëm sugjeroi shtimin e dënimit për Aurel Zarkën, megjithëse ishte vetë ky që kishte bërë ankim. Sistemi u përmbys. Por, Apeli i Posaçëm nuk është ndalur në premisën për “rëndim minimal” të dënimit. Argumentat e saj sugjeronin që Zarka duhej të dënohej më së paku 25 vjet burgim.

Rëndimi i akuzës

Gjykata e Apelit të Posaçëm, e bindur se vendimi i saj rëndonte praktimisht dënimin për të pandehurin Zarka, bëri një argumentim, i cili ngjan më shumë si përsiatje teorike, se sa e mbështetur në Kodin e Procedurës Penale.

Trupa e drejtuar nga Dhimitër Lara thotë në vendimin e 12 nëntorit 2025 se “…në të pestë faktet historike të vlerësua si penal mbi të cilët është gjendur fajtor i pandehuri z. Aurel Zarka, kanë marrë pjesë tre e më shumë persona, të cilët janë marrë vesh e kanë rënë dakord për kryerjen e një veprave penale, për të realizuar përfitime materiale apo të çfarëdo lloji. Për këtë vlerësohet të është kryer bashkëpunimi i veçantë në formën e “grupit të strukturuar kriminal”.Gjykata e Apelit vlerëson se Zarka është “gjykuar gabimisht në tre raste në bashkëpunimit të thjeshtë si rrethanë rënduese, në vend të përcaktimit të saktë për tu gjykuar nën akuzën e krimit kompleks 3 herë “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” sipas paragrafi 2 neni 334 K.Penal”.

Paragrafi i dytë i nenit 334 të Kodit Penal, parashikon se: “2. Kur dispozita përkatëse referuese përmban dënim me burgim apo me burgim të përjetshëm, dënohet me njëzet e pesë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm”.

Gjykata e Lartë nuk është treguar asnjëherë agresive me Prokurorinë dhe Gjykatat e Posaçme, edhe atëherë kur ka pasur mundësitë të normojë disa sjellje dhe qasje jo shumë normale të këtyre strukturave të reja të Reformës në Drejtësi.

Por, përballë dosjes “Zarka”, Kolegji Penal u tregua rigoroz, jo më shumë për të pandehurin, sesa për cënimin pa kthim të standardeve që i ishin bërë nga Gjykata e Apelit të Posaçëm.

Në rast se ruhej standardi i trupës së apelit të kryesuar nga Dhimitër Lara, atëherë, jo vetëm Zarka rrezikonte të merrte një dënim përtej logjikës, por krijoheshin premisat që asnjë individ të mos ushtronte të drejtën e ankimit, pasi mund të përballej me rëndimin e pozitës së vetë penale.

Gjykata e Lartë vendosi “kufirin”

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, në 15 janar 2026, pranoi rekurset e Aurel Zarkës dhe Prokurorisë dhe Prokurorisë së Posaçme, duke vendosur rikthimin e çështjes në Apelin e GJKKO, me një trup tjetër gjykuese.

Në vendimin e zbardhur në mesin e Prillit 2026, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë thotë se “në thelb, trupa gjykues e Apelit ka komunikuar akuza të reja ndaj të pandehurit (Zarka)”.Sipas gjyqtarëve të lartë, Gjykata e Apelit të Posaçëm “…ka bërë interpretim të gabuar të ligjit procedural penal – me pasojë prishjen e vendimit dhe kthimin e çështjes për rigjykim – në po atë gjykatë – me tjetër trup gjykues”.

Tashmë, me zbardhjen e vendimit, rasti i Aurel Zarkës pritet të ri-shqyrtohet në Gjykatën e Apelit, me përfundimin, më së paku lënien në fuqi të dënimit të shkallës së parë, por, me mundësi edhe pafajësie, siç ka argumentuar në mbrojtjen e tij ish-drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës.

Previous Post

Italia miraton planin për 500 mijë punëtorë të huaj në tre vitet e ardhshme

Next Post

Rikthehet Celine Dion, publikon këngën e parë pas shtatë vitesh

Next Post
Rikthehet Celine Dion, publikon këngën e parë pas shtatë vitesh

Rikthehet Celine Dion, publikon këngën e parë pas shtatë vitesh

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al