Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Goditet rrjeti i ‘prostitucionit VIP’ në Itali, mes klientëve edhe futbollistë të Serie A

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Goditet rrjeti i ‘prostitucionit VIP’ në Itali, mes klientëve edhe futbollistë të Serie A
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i gjerë i autoriteteve italiane ka goditur një rrjet të organizuar prostitucioni në Milano, i cili vepronte i kamufluar si agjenci për organizimin e eventeve, ndërsa mes klientëve dyshohet se kishte edhe futbollistë të njohur të kampionatit italian, Serie A.

Sipas mediave italiane, hetimi, i drejtuar nga Prokuroria e Milanos dhe i zbatuar nga Guardia di Finanza, çoi në arrestimin e katër personave dhe sekuestrimin e pasurive me vlerë mbi 1.2 milionë euro, të dyshuara si të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm.

Sipas autoriteteve, rrjeti ofronte paketa “luksi” për klientë me profil të lartë, ku përfshiheshin dalje në klube nate, akomodim në hotele dhe shoqërim nga eskorta, me kosto që arrinin në disa mijëra euro për një natë.

Në qendër të skemës ishte një kompani me seli në Cinisello Balsamo, e cila shërbente si fasadë ligjore për organizimin e eventeve, ndërsa në praktikë merrej me rekrutimin dhe menaxhimin e grave që ofronin shërbime seksuale.

Me urdhër të gjykatëses Chiara Valori, organizatorët janë vendosur në arrest shtëpiak, nën akuzat për shfrytëzim prostitucioni dhe pastrim parash.

Hetimet financiare zbuluan se të ardhurat dhe pasuritë e të dyshuarve ishin të pajustifikuara krahasuar me deklarimet zyrtare, duke forcuar dyshimet se aktiviteti kriminal fshihej pas biznesit të eventeve.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë, përfshirë edhe klientët VIP që dyshohet se kanë qenë pjesë e këtij rrjeti.

 

Previous Post

Dhuna në shkolla, pse oficerët e sigurisë po shtohen më ngadalë se premtimet e qeverisë

Next Post

Italia miraton planin për 500 mijë punëtorë të huaj në tre vitet e ardhshme

Next Post
Italia miraton planin për 500 mijë punëtorë të huaj në tre vitet e ardhshme

Italia miraton planin për 500 mijë punëtorë të huaj në tre vitet e ardhshme

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama u thotë: Më shkruani online

November 6, 2026
Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al