Një deklaratë që ka ndezur debat të fortë në opinionin sportiv është ajo e presidentit të Armando Duka, i cili është shprehur hapur kundër pranisë së grupeve ultras në stadiume.
“Më pak Ultras dhe më shumë mbështetës në stadium”, është shprehja që ka bërë xhiron e rrjetit, duke u konsideruar nga shumë tifozë si një qëndrim i drejtpërdrejtë kundër zemrës së futbollit.
Ultrasit njihen në mbarë botën si shtylla kryesore e mbështetjes për klubet, ata që krijojnë atmosferën, motivojnë lojtarët dhe mbajnë gjallë emocionin në tribuna. Pa ta, stadiumet shpesh shndërrohen në ambiente të ftohta dhe pa shpirt.
Futbolli është dhe mbetet një sport i tifozëve, por duket se kjo filozofi nuk përputhet me vizionin e kreut të FSHF-së.
Kjo deklaratë shihet nga shumëkush edhe si një reflektim i realitetit të zymtë të kampionatit shqiptar, ku në shumicën e ndeshjeve numri i tifozëve mezi kalon disa qindra, duke arritur rrallëherë shifra më të larta.
A është kjo një strategji për të “pastruar” tribunat, apo një tjetër hap drejt boshatisjes totale të stadiumeve?
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...
Read moreDetails








