Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home BOTË

DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in BOTË
0
DW: Konferenca për Hormuzin në Paris, një shenjë uniteti
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz dolën para mikrofonëve së bashku në Paris.

Paraqitja e përbashkët kishte për qëllim të dërgonte një sinjal të unitetit evropian. Megjithëse Irani sërish kërcënoi me bllokim të ri, Macron e përshëndeti fillimisht njoftimin e Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit për kohëzgjatjen e armëpushimit, por theksoi se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Duke iu drejtuar Iranit, por edhe Shteteve të Bashkuara, Macron kërkoi hapje të përhershme të ngushticës. Ky ishte mesazh i përbashkët i rreth pesëdhjetë shteteve dhe organizatave që ishin lidhur përmes videokonferencës në Paris, ai deklaroi: “Ne kërkojmë hapjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit nga të gjitha palët e përfshira. Ne kërkojmë rivendosjen e lëvizjes së lirë si para luftës dhe respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare detare.”

“Mision rreptësisht paqësor dhe mbrojtës”

Sipas të dhënave të Pallatit Élysée, rreth 50 përfaqësues të shteteve dhe organizatave morën pjesë në konsultime. Shumica e tyre vinin nga Evropa, por në bisedime morën pjesë edhe Kina, India dhe Australia. Nga ana tjetër, palët ndërluftuese – SHBA-ja, Izraeli dhe Irani – nuk ishin të pranishme.

Merz u shpreh i impresionuar nga vendosmëria e pjesëmarrësve në konferencë: “Të jem i sinqertë, më habiti disi se sa e madhe ishte pajtueshmëria në vlerësimin e situatës dhe sa të qarta dhe të njëjta ishin edhe përfundimet.”

Siç pritej, Macron dhe Starmer njoftuan synimin për të ngritur një mision shumëkombësh për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Operacioni do të nisë sapo rrethanat ta lejojnë, tha kryeministri britanik Starmer: “Ky do të jetë një mision rreptësisht paqësor dhe mbrojtës, për të garantuar lundrimin tregtar dhe për të mbështetur pastrimin e minave.” Më shumë se një duzinë shtetesh kanë premtuar mbështetje.

Merz ofron mbështetje gjermane

Merz në Paris la të kuptohet se edhe Gjermania do të jetë pjesë e misionit: “Nga këndvështrimi ynë, një pjesëmarrje e tillë mund të përfshijë pastrimin e minave dhe vëzhgimin detar.” Prandaj, Gjermania do të marrë pjesë në bisedimet e mëtejshme të planifikimit ushtarak.

Megjithatë, kancelari federal shpjegoi gjithashtu se kjo pjesëmarrje gjermane do të kushtëzohej me përfundimin e luftimeve në terren dhe ekzistencën e një mandati ndërkombëtar për misionin. /DW

Previous Post

Qeveria e Shqipërisë së varfër, që sillet si e pasur

Next Post

Mbretëria e faturave fiktive/ Kush janë 47 bizneset dhe individët qe morën 85 mln euro nga “Bankers Petroleum”

Next Post
Mbretëria e faturave fiktive/ Kush janë 47 bizneset dhe individët qe morën 85 mln euro nga “Bankers Petroleum”

Mbretëria e faturave fiktive/ Kush janë 47 bizneset dhe individët qe morën 85 mln euro nga “Bankers Petroleum”

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

Belgjikë/ Mbreti Philippe refuzon dorëheqjen e Kryeministrit Bart De Wever

November 6, 2026
“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

“Puçi dështoi, por unë sapo kam nisur”/ Spiropali sfidon Ramën në kulmin e krizës në PS

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al