Sunday, October 18, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Zjarri i në kompleksim “Arlis”, Suela Lala: Nuk është fatkeqësi, por dështim shteti 

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, Mendim i Lire, OP-ED
0
Zjarri i në kompleksim “Arlis”, Suela Lala: Nuk është fatkeqësi, por dështim shteti 
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Suela Lala:

Dua të them disa fjalë për zjarrin në Tiranë, së pari si banore e një ndërtese të ngjashme dhe, rrjedhimisht, të pasigurt, me atë që u dogj po në Tiranë. Fatkeqësisht, dyshoj se ka ndonjë ndërtesë të sigurt nga zjarri në këtë qytet.

Së dyti, sepse prej vitesh vëzhgoj standardet e aksesueshmërisë dhe kam parë absurditetin e standardeve të ndërtimit dhe mungesën e respektit për sigurinë në çdo ndërtesë dhe infrastrukturë në të gjithë vendin.

1. Zjarre të tilla kanë ndodhur më parë dhe do të ndodhin edhe në të ardhmen. Nuk kemi rregulla efektive për të garantuar mbrojtje nga zjarri, për më tepër, korrupsioni bën që edhe ato pak standarte të paqarta që janë në fuqi, të mos i respektojë askush. Unë jetoj në një pallat ku kafazi i shkallëve nuk ka dritare për ajrim, gjë që përbën një kërcënim të qartë për skenarë evakuimi. Pangopesia e ndertuesve e madhe dhe një shtet i korruptuar bëjnë të mundur që kafaze të ngjashme shkallësh të kenë shumica e ndërtesave të reja në Tiranë. Nën ndërtesën time, ka biznese dhe automjete, që paraqesin përsëri rrezik zjarri pa asnjë masë sigurie nga zjarri dhe edhe njëherë po e them, kjo situatë vlen për të gjithë qytetin. Dy herë jam ankuar për këtë problem dhe pas verifikimesh të pretenduara nga ana e tyre natyrisht në mungesë të plotë transparence, autoritetet nxitojnë të thonë se biznese të tilla që djegin gaz dhe materiale të tjera të ndezshme kanë leje mjedisore, çka në thelb do të përkthehej “Qepeni gojën!” Elementet e zjarrit nuk janë bërë kurrë funksionale dhe as nuk janë ndërtuar për të funksionuar ndonjëherë, por thjesht për të bërë tick, pasi autoritetet lokale i mbyllin sytë, në raste të tilla, dhe nuk interesohen aspak për sigurinë e qytetarëve, kur japin certifikata përdorimi të ndërtesave..

2. A e dini se gjatë procesit të evakuimit, ata që mbeten pas në rast aksidentesh të tilla janë persona me aftësi të kufizuara, të moshuar dhe të tjerë me probleme lëvizshmërie? Siç mund ta shihni qartë nga fotografia, ne nuk kemi zjarrfikëse me kafaze të pershtashme për të siguruar shpëtimin e jetës së atyre me vështirësi në lëvizje. Pra, nëse dikush vdes, një gjë e tillë nuk vjen nga Zoti, por nga dështimi i shtetit për të ofruar ndihmë të mjaftueshme. Kam dëgjuar se në zjarrfikëset tona, shkallët nuk janë në gjendje të arrijnë në asnjë mënyrë katet e sipërme të ndërtesës, megjithatë në Tiranë është e lejueshme të ndërtohet gjithnjë e më lart. Cila është logjika e ndërtimit lart e më lart, kur nuk mund të sigurohet evakuim i sigurt në rast zjarri? Nëse ndërton për të futur njerëz brenda objektit të ndërtuar, duhet të kesh një plan edhe për t’i nxjerrë jashtë në rast emergjence.

3. Kisha shpresë që ky rast do të prodhonte një debat mbi standardet dhe do të çonte në ndryshime të menjëhershme në politika, investime në zjarrfikëse të përshtatshme dhe masa të tjera sigurie, por për fat të keq nuk duket se është kështu.

4. Ja çfarë thotë për këtë në nenin 11 Konventa për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, akt juridic në të cilin Shqipëria aderon që prej vitit 2012:

“Në përputhje me detyrimet e tyre sipas legjislacionit ndërkombëtar, duke përfshirë edhe ligjin ndërkombëtar për situatat humanitare dhe konventën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Shtetet Palë do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e personave me aftësi të kufizuar në raste rreziku, duke përfshirë situata të konflikteve të armatosura, emergjencave humanitare dhe fatkeqësive natyrore.”

Pra, sikurse mund të kuptohet lehtë nga formulimi i mësipërm, së drejtës së personave me aftësi të kufizuara për të kërkuar garanci mbrojtjeje në baza të barabarta me shtetasit e tjerë, i korrespondon detyrimi i shtetit për të marrë të gjitha masat e nevojshme për materializimin në praktikë të kësaj të drejte, përfshi respektimin e standardeve ndërkombëtare në fushën e ndërtimit dhe në atë të ndërhyrjeve në rast emergjence të çdo lloji, përfshi rastet e zjarrit në banesë. Aq më imperativ bëhet përmbushja e këtij detyrimi kur dihet se askush më pak se personat me aftësi të kufizuara nuk mund të jenë shkaktarë të fatkeqësive të tilla.

Të vetëdijshëm për sa më lart, u kërkoj autoriteteve të mos presin derisa të vijë fatkeqësia e radhës për të ndryshuar legjislacionin, politikat dhe praktikat në fushën e emergjencave dhe që çdo ndryshim ta bëjnë duke pasur në mendje edhe personat që në përditshmërinë e tyre përballen me barriera.

Previous Post

Afera me sterilizimin, lirohen nga burgu ish-zv.ministri Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj

Next Post

Protesta e opozitës/ Rreth 1500 efektivë policie në terren

Next Post

Protesta e opozitës/ Rreth 1500 efektivë policie në terren

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

VIDEO/ Protestuesit godasin deputetin Klevis Balliu, ai hidhet në Lanë për t’iu shpëtuar

October 16, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

Bruksel/ Komisioni Evropian dënon dhunën në protestat në Shqipëri

October 18, 2026
Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

Protestuesit i vënë flakën, policia kundërpërgjigjet ashpër

October 18, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al