Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shtrenjtimi i karburanteve/ Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars, vetëm për naftën

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shtrenjtimi i karburanteve/ Shqiptarët paguan 11 mln euro më shumë në mars, vetëm për naftën
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në ditët e para të marsit, përdoruesit e makinave u përballën me rritjen e parë të çmimit të naftës në vend, që kërceu nga 175 lekë, nivel që qëndronte i pandryshuar prej gati dy vitesh, në 179 lekë për litër.

Rritja e çmimeve në ditët në vijim ishte e pandalshme, si rrjedhojë e shtrenjtimit të naftës në bursa pas nisjeve të sulmeve ndaj Iranit, që shkaktoi kaos në tregjet globale.

Në 17 mars, nafta kërceu në 200 lekë dhe vetëm dy ditë më pas arriti në 214 lekë. Ndonëse qeveria riaktivizoi Bordin e Transparencës, çmimet u ulën vetëm për dy ditë në 203 lekë, për të kërcyer në fund të marsit në 218 lekë. Mesatarisht, një litër naftë kushtoi 200 lekë në mars, ose 14% më shumë se më parë.

Pavarësisht rritjes së çmimeve, kërkesa jo vetëm që nuk ra, por u rrit, duke provuar se nafta është një produkt i domosdoshëm me kërkesë jo elastike (d.m.th. që nuk ndikohet nga çmimi).

Të dhënat zyrtare nga Dogana bënë të ditur se konsumi i naftës në mars ishte 35.8 mijë ton, nga 33.8 mijë ton në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një rritje prej gati 6%.

Edhe operatorët e tregut pohuan se nuk kanë konstatuar rënie të konsumit në mars, pavarësisht shtrenjtimit të çmimeve. Sistemi i dobët i transportit publik, i përqendruar vetëm tek autobusët, bën që shumë individë të përdorin makinat personale për të shkuar në punë, apo për të shoqëruar fëmijët në shkollë. I lartë mbetet konsumi edhe për të lëvizur në fundjavë.

Të dhëna të tjera nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), treguan të njëjtën tendencë se kriza në Lindjen e Mesme dhe shtrenjtimi i karburanteve nuk ka ndikuar në prirjen në rritje të shqiptarëve për të blerë automjete, të paktën për muajt e parë të vitit.

Në mars u regjistruan për herë të parë 7,891 automjete në vend, me një rritje prej 15% në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është dhe rekordi historik i regjistrimeve të reja të automjeteve që është shënuar ndonjëherë në mars.

E njëjta tendencë konstatohet për të gjithë tre mujorin e parë. Përveç janarit, kur regjistrimet ranë me 7.6%, në shkurt ato u rritën me 20.6%. Në tremujorin e parë, në vend janë shtuar në rrugë gjithsej rreth 22 mjete të reja, pjesa më e madhe të cilave autovetura, me një rritje prej 8.4% me bazë vjetore. 60% e këtyre makinave që u regjistruan për herë të parë ishin me naftë.

10 milionë euro më shumë, vetëm nga shtrenjtimi i çmimit

Në mars, konsumi ishte 35.8 mijë ton, ose rreth 42.4 milionë litra. Për të blerë këtë sasi, përdoruesit e mjeteve kanë shpenzuar rreth 8.5 miliardë lekë, ose rreth 87 milionë euro, me një çmim mesatar prej 200 lekë për litër. Nëse këtë sasi do e kishin blerë me çmimin prej 175 lekë, shpenzimi do të ishte 7.4 miliardë lekë, ose 1.05 miliardë lekë (rreth 11 milionë euro) më pak.

Në Shqipëri, konsumi i naftës mbetet i lartë, teksa pjesa më e madhe e makinave që qarkullojnë në vend përdorin këtë karburant si lëndë djegëse. Sipas të dhënave nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) deri në fund të shkurtit, në vend kishte aktive 1.06 milionë mjete.

Nga këto, rreth 732 mijë, ose gati 70% e totalit përdorin naftën si lëndë djegëse. Rreth 210 mijë automjete, ose gati 20% përdorin vetëm benzinën.

Rreth 84 mijë përdorues i kanë automjetet me gaz, apo 8% e totalit. Ndonëse regjistrimi i makinave elektrike po vjen në rritje, sidomos në mars, pas shtrenjtimit të naftës, pesha e tyre ndaj totalit mbetet minimale, në vetëm 1.3%, me rreth 15 mijë mjete elektrike që qarkullojë në vend, nga mbi 1 milionë në total dhe 8 mijë të tjera që janë hibride (karburant +elektrike). /Monitor

Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, 16 prill 2026

Next Post

Dita e dytë pa shërbim të plotë autobusësh, operatorët presin përgjigje për kompensim

Next Post
Dita e dytë pa shërbim të plotë autobusësh, operatorët presin përgjigje për kompensim

Dita e dytë pa shërbim të plotë autobusësh, operatorët presin përgjigje për kompensim

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al