Saturday, September 12, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“200 mijë euro për “Delina n’Fest””, denoncimi: Paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
“200 mijë euro për “Delina n’Fest””, denoncimi: Paratë e shqiptarëve shkojnë për bizneset e ministres
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Genta Vangjeli, ka denoncuar këtë të premte një rast të përfitimit të paligjshëm nga pushteti, të lidhur me ministren Delina Ibrahimaj dhe familjarët e saj.

Në një deklaratë për mediat, Vangjeli shprehet se, prej vitit 2021, paralelisht me ngjitjen e Ibrahimajt në poste ministrore, është rritur ndjeshëm numri i bizneseve në pronësi të familjarëve të saj, nga 2 në 7 subjekte.  Sipas saj, kjo rritje nuk është rastësi, por pjesë e një skeme përfitimi nga pushteti.

PD  kujton gjithashtu denoncimet e mëparshme lidhur me një hotel në Qeparo, i regjistruar në emër të vjehrrit të ministres dhe i administruar nga bashkëshorti i saj.

Rasti më i fundit, sipas Vangjelit, lidhet me projektin “Delina n’Fest”, i cili në dokumente figuron si “Vjosa n’Fest”. Ky projekt, i zhvilluar në katër edicione, ka përfituar rreth 200 mijë euro nga fondet publike të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Turizmit.

Sipas PD-së, projekti është zbatuar nga shoqata Tirana Ekspres, ku vetë Ibrahimaj ka qenë e punësuar më parë, ndërsa bashkëshorti i saj ka përfituar të ardhura si drejtues gjatë zbatimit të projektit.

Deklarata e plotë e Vangjelit:

Nuk është hera e parë që Partia Demokratike denoncon aferat dhe përfitimet e dyshimta të bizneseve të lidhura me familjen e ministres Delina Ibrahimaj.

Prej vitit 2021, paralelisht me ngritjen e saj në detyrën e ministrit, është rritur në mënyrë të dyshimtë edhe numri i bizneseve të familjarëve të saj — nga 2 në 7 subjekte të deklaruara dhe askush nuk e beson se kjo është rastësi, por një model i qartë përfitimi nga pushteti.

Partia Demokratike ka denoncuar më herët bizneset dhe hotelin në Qeparo,  regjistruar në emër të vjehrrit të saj, dhe në administrim të bashkëshortit.

Sot po nxjerrim në dritë një tjetër rast flagrant: projektin ‘Delina n’Fest’, i cili në dokumente figuron si ‘Vjosa n’Fest’.

Ky projekt, i zhvilluar në katër edicione dyditore, ka përfituar rreth 200 mijë euro nga fondet publike të Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Turizmit — para të qytetarëve shqiptarë.

Pse ‘Delina n’Fest’……

Sepse projekti është zbatuar nga shoqata ‘Tirana Ekspres’, një subjekt ku vetë Delina Ibrahimaj ka qenë e punësuar dhe ku bashkëshorti i saj gjatë kohës së implementimit të këtij projekti, ka përfituar të ardhura si drejtues.

Sot, si Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj vijon pa asnjë ndroje të mbështesë të njëjtin projekt dhe subjekt i cili gjendet i publikuar ndër të tjerë projekte të rishikuar

Në një vend normal, një skandal i tillë do të kishte sjellë dorëheqje të menjëhershme dhe hetim penal.

Por në Shqipëri, ministrat vazhdojnë të pasurohen në mënyrë të pacipë, ndërsa drejtësia hesht dhe mbyll sytë për vjedhjen e parave të shqiptarëve.

Përballë kësaj arrogance dhe pandëshkueshmërie, qytetarët nuk mund të heshtin.

Prandaj, i bëjmë thirrje çdo shqiptari që e ndjen veten të vjedhur e jo vetëm…të bashkohet në protestë ditën e premte, më 17 prill, për të kundërshtuar korrupsionin, abuzimin dhe varfërimin e vendit.

 

Previous Post

Abuzimi me rritjen e tarifave të “One Albania”, reagon AKEP

Next Post

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike

Next Post
Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike

Aeroporti i Vlorës nuk do të hapet këtë verë, anulohen fluturimet me charter nga vendet nordike

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

Të rinjtë ikin, por dhe ata që mbeten nuk kanë ku punojnë, papunësia e tyre rritet 16%

September 11, 2026
Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

Rritet emigrimi, 69 mijë shqiptarë morën leje qëndrimi në BE në 2025

September 11, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al