Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tjetër skandal i Ramës në SHBA/ Paditet si pjesë e skemës së mashtrimit 8 mln USD me Ron Yeffet

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Tjetër skandal i Ramës në SHBA/ Paditet si pjesë e skemës së mashtrimit 8 mln USD me Ron Yeffet
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas aferës së Charles Mcgonigal, emri i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama përfshihet në një tjetër padi në gjykatat amerikane, këtë herë nëpërmjet mikut të tij izraelit Ron Yeffet. Syri Televizion ka siguruar një dokument, ku biznesmeni amerikan në fushën e energjisë Mark Faist, ka paditur biznesmenin Ron Yeffet për mashtrim në shumën e 7.6 milionë dollarëve. Akt-padia përbën një skandal i rëndë, pasi ngre dyshime se Ron Yeffet ka përdorur pikërisht miqsinë dhe lidhjet e tij të forta me Kryeministrin Edi Rama, për të zhvatur mbi 7.6 milionë dollarë biznesmenit Mark Faist. Sipas dokumentit të dorëzuar në gjykatën e Floridas, Qarku Miami-Dade, Mark Faist është mashtruar nga Ron Yeffet, pasi ky i fundit e ka ftuar biznesmenin amerikan që të investojë shuma parash të cilat do të rikheshin më pas nga invsetimet. Për të krijuar një imazh të besueshëm te biznemeni amerikan, Ron Yeffet përdori pikërisht njohjet dhe miqsitë me shefin e qeverisë shqiptare. Madje, sipas dëshmisë së dhënë nga biznesmeni amerikan, Mark Fais ka pasur udhëtime të shpeshta në europë dhe Shqipëri, ku është takuar me Kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Një takim i tillë është zhvilluar në muajin mars të vitit 2020, në Parsi.

“Menjëherë pasi pandemia COVID-19 kufizoi udhëtimet në Shtetet e Bashkuara në mars 2020, Yeffet ftoi Faist-in dhe bashkëshorten e tij në një udhëtim në Paris me avionin privat të Yeffet-it. Gjatë udhëtimit, grupi vizitoi Pallatin e Versajës dhe familja Faist u prezantua me disa nga kontaktet më mbresëlënëse të Yeffet-it: Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ambasadorin shqiptar në Francë dhe Monako. Këto prezantime ishin të kuruara me kujdes për të përforcuar imazhin e Yeffet-it si një njeri me shtrirje globale dhe ndikim në biznes”, Pas këtij takimi, Shqipëria shndërrohet në “tokën e premtuar”, të cilën Ron Yeffet e përdor sipas interesit të tij për të krijuar imazhin e një njeriu të besueshëm në sytë e biznesmenit amerikan. Kështu, midis viteve 2020 deri në vitin 2022, Ron Yeffet organizon disa udhëtime luksoze për biznesmenin amerikan, ku një nga destinacionet kryesore ishte Shqipëria. Madje në një nga udhëtimet në Shqipëri, biznesmeni amerian tregon se i është bërë një pritje ceremoniale, me autokolonë mjetesh të kompletuar me personel sigurie të armatosur, ndërsa qëndrimi është bërë në një vilë private e cila ruhej gjithashtu nga persona të armatosur.

“Për shembull, Yeffet organizoi një tjetër udhëtim luksoz në Shqipëri. Në një tjetër shfaqje teatrale të pasurisë dhe fuqisë së tij të supozuar, Yeffet dhe Faist u shoqëruan nëpër qytete me një autokolonë të kompletuar me personel sigurie të armatosur. Ata qendruan në një kompleks të madh privat ku kuzhinierë privatë përgatisnin të gjitha vaktet dhe siguria private ruante pronën gjatë gjithë kohës. Gjatë këtij udhëtimi, Yeffet diskutoi investimet në vazhdim dhe premtoi se më shumë informacion do të jepej së shpejti”,

Në një nga udhëtimet në Shqipëri, Ron Yeffet, duket se nuk ka nguruar të shfaq miqsinë me kryeministrin Edi Rama, duke i ofruar biznesmenit amerikan edhe marrjen e një pasaporte shqiptare, e cila përshkruhet si trajtim ekskluziv dhe mekanizëm për forcimin e besimit mes ron yeffet dhe Mark Faist.

“Ai gjithashtu hodhi idenë e mundësisë për të siguruar një pasaportë shqiptare për Faist-in, një tjetër gjest që dukej si akses ekskluziv dhe trajtim i veçantë, i llogaritur për të ruajtur besimin e Faist-it dhe për të zbutur dyshimet në rritje për faktin se ai nuk kishte marrë asnjë kthim nga investimet”

Pas krijimit të besimit, Ron Yeffet ka arritur të bind bizensmenin amerikan të investojë shuma të mëdha parash që kapin shifrën e 7.6 milionë euorve në pasuri të paluajtshme në Njy Jork. Investimet ishin shitur si mundësi të rralla për fitime duke shfrytëzuar pandeminë. Paratë, sipas dokumentit janë transferuar në një nga kompanitë e zotëruara nga Ron Yeffet, R&I Trading. Por, me kalimin e kohës, investimi nuk po kthehej. Kjo bëri që Mark Faist t`i kërkonte llogari dhe më pas të kërkonte edhe paratë nga sipërmarrësi izraelit, Ron Yeffet. Ky i fundit, sipas aktpadisë, pranoi zyrtarisht mashtrimin ndaj sipërmarrësit amerikan në shtator 2025, kur nënshkroi një marrëveshje ku njihte detyrimin dhe ofronte mundësinë për shlyerjen me këste. Por as këtë marrëveshje Ron Yffet nuk e respektoi, çka bëri që biznesmeni amerikan, Mark Faist të depozitonte padinë ndaj mikut të kryeministrit të shqipërisë, Ron Yffet. Biznesmeni izraelit Ron Yffet, është i impikuar në disa skema të dyshuarasi afera edhe në Shqipëri. Ai është denoncuar fillimisht nga zv.kryeministri Arben ahmetaj, se do të merrte tokën e ambasadës shqiptare në Nju Jork për të ndërtuar, ndërsa më pas ron yeffet është futur në industrinë e armëve në shqipëri nëpërmjet kompanisë Kayo. /Syri.net

Previous Post

Ditë të mira po vijnë… Kohët e vështira do të marrin fund për këto shenja

Next Post

Abuzimi me rritjen e tarifave të “One Albania”, reagon AKEP

Next Post
Abuzimi me rritjen e tarifave të “One Albania”, reagon AKEP

Abuzimi me rritjen e tarifave të “One Albania”, reagon AKEP

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al