Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

“KAYO” e Ardi Veliut asnjë aktivitet në Uzinën e Autotraktorëve, sot del me VKM të re!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
“KAYO” e Ardi Veliut asnjë aktivitet në Uzinën e Autotraktorëve, sot del me VKM të re!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime që i japin shoqërisë shtetërore KAYO të drejtën të hyjë në negociata për lidhjen e marrëveshjeve me dy kompani të huaja për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronëve ushtarakë.

Sipas ministrit të mbrojtjes Ermal Nufi, ky zhvillim konsiderohet një hap i rëndësishëm për industrinë e mbrojtjes në vend.

“Miratimi i dy VKM-ve për autorizimin e shoqërisë KAYO për të negociuar me dy kompani për prodhimin e mjeteve lundruese dhe dronëve është domethënës. Është hera e parë që krijohet mundësia për prodhimin e mjeteve lundruese. Jemi afër finalizimit të marrëveshjeve. Kjo do të jetë nxitje jo vetëm për industrinë ushtarake, por edhe për punësimin dhe krijimin e një hapi të mirëfilltë të ndërtimit të mjeteve lundruese”, tha ministri i Mbrojtjes.

Ndërkohë, vendimet për KAYO-n vijnë në një moment kur kjo e fundit është përfolur gjerësisht për afera dhe lidhje korrupsioni.

Në gusht të vitit të shkuar KAYO mori në përdorim godinat e ish-Uzinës së Autotraktorëve, por deri më tani ende nuk ka nisur aktivitete konkrete në terren. Kujtojmë se për t’i hapur rrugë këtij projekti, disa televizione u larguan me dhunë nga godina ku ushtronin aktivitetin, për t’ia lënë vendin kësaj nisme.

Çfarë është kompania “KAYO” në letra dhe cili është objektivi i saj

Kompania e prodhimit të armëve “KAYO” është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në datë 16 tetor të vitit 2024, kurse data e themelimit të kompanisë është 24 shtatori 2024. Kompania KAYO do të drejtohet nga një bord me 7 anëtarë, teksa administrator do të jetë ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Ajo është krijuar me një kapital fillestar, prej 150 milionë lekësh.

Shoqëria “KAYO” ka objekt veprimtarie projektimin, prodhimin, riparimin, demilitarizimin, asgjësimin dhe tregtimin,brenda dhe jashtë vendit, të të gjitha llojeve të armëve ose pjesëve të armëve, përfshirë edhe armët ushtarake, të municioneve, të teknologjive dhe pajisjeve ushtarake, uniformat, mjetet, pajisjet dhe sistemet e armatimit e komunikimit si dhe çdo aktivitet të lidhur me këtë veprimtari, në funksion të politikave kombëtare të sigurisë e mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve ushtarake. Përgjatë zhvillimit të veprimtarisë së saj, Shoqëria ndjek gjithashtu interesa ekonomikë dhe tregtarë./ boldnews

Previous Post

Kosovë/ Hyjnë në fuqi rregullat e reja të udhëtimit në BE

Next Post

“E premtja e zezë”, e-Albania, sërish nuk punon

Next Post

“E premtja e zezë”, e-Albania, sërish nuk punon

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

Bashkëpunim për një komunitet më të informuar dhe aktiv

November 6, 2026
Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

Rënia e euros, Berisha akuzon qeverinë: Po fshihet fenomeni i narko-euros

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al