Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kaosi në autostradën Tiranë–Durrës, a do të hapet rruga e lënë përgjysëm nga Balluku?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Kaosi në autostradën Tiranë–Durrës, a do të hapet rruga e lënë përgjysëm nga Balluku?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Autostrada Tiranë-Durrës është kthyer në kaos dy vitet e fundit për shkak të punimeve për zgjerimin e saj që kanë nisur që në shtator të vitit 2024.

Vjeshtën e shkuar, ish-ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, deklaroi se 6 kilometrat e para të zgjerimit të autostradës Tiranë–Durrës do të hapeshin për qarkullim brenda muajit dhjetor 2025. Segmenti nga Casa Italia deri në mbikalimin e Kasharit, sipas saj, do të kthehej në një autostradë tip A, me 32.5 metra gjerësi, tre korsi në secilën anë dhe një korsi emergjence.

“Ecuria e projektit është shumë e mirë. Pra, faza e parë është 65% ecuria dhe në fazën e dytë 85%. Domethënë ne shpresojmë që për festat e fundvitit ta kemi dorëzuar”, deklaroi Balluku asoskohe.

Megjithatë koha tregoi se puna në terren shkoi përtej pritshmërive optimiste të qeverisë. 6 kilometrat e para të rrugës që lidh kryeqytetin me Durrësin nuk mbaruan në fund të vitit. Dhe si për ironi të fatit, këtë fillim vit, 16% i rrugës që duhet të ishte hapur për qarkullim u bë i pakalueshëm.

Ndërkohë, ditën e sotme, njeriu i Belinda Ballukut, që u emërua në krye te ministrisë se Energjisë dhe Infrastrukturës pas largimit të saj, Enea Karakaçi ka deklaruar se rruga pritet të hapet plotësisht brenda javës së parë të muajit maj.

 

Sipas ministrit, po vijojnë punimet edhe për dy projektet e tjera, si Bypassi i Tiranës dhe Kashar-Lekaj, ndërsa do të vijojë puna për zgjerimin e pjesëve të tjera të autostradës Tiranë-Durrës.

“Brenda javës së parë të muajit maj ky lot i këtij segmenti do të hapet plotësisht. Ky aks ka rëndësinë e tij për lidhjen e portit të Durrësit me Morinën dhe për lidhjen mes Veriut me hyrjen në Tiranë por edhe sa i takon turizmit. Duhet të theksojmë që në këtë segment po punojmë me disa projekte të tjera si Bypassi i Tiranës dhe segmenti Kashar-Lekaj”  deklaroi sot Karakaçi.

Megjithatë mbetet për tu parë nëse rruga e lënë përgjysëm nga Belinda Balluku, do të hapet në fillim të majit, apo do të jetë një tjetër mashtrim i radhës.

Ndërkohë vlen të theksohet se zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës është një nga projektet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, me kosto 218 mln euro, por deri më tani ka prodhuar më shumë premtime të parealizuara sesa kilometra të dorëzuar.

Previous Post

Në kulmin e krizës, nafta derdhet në përroin e Gorishovës, banorët ngrenë alarmin për ndotje

Next Post

“Plumbi i Artë” dy vite në GJKKO, dëshmitë periferike zvarrisin procesin

Next Post
“Plumbi i Artë” dy vite në GJKKO, dëshmitë periferike zvarrisin procesin

“Plumbi i Artë” dy vite në GJKKO, dëshmitë periferike zvarrisin procesin

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

1200 policë në terren për protestën e studentëve dhe të PD-së, në gatishmëri edhe autobotët ujë hedhës

1200 policë në terren për protestën e studentëve dhe të PD-së, në gatishmëri edhe autobotët ujë hedhës

November 7, 2026
Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë

Zbardhet shpërthimi me tritol në Elbasan, makina i përkiste një punonjëseje të Bashkisë

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al