Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndryshimet në menaxhimin e lartë të AKSHI-t “ngadalësojnë” digjitalizimin, vlerësimi i BB

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ndryshimet në menaxhimin e lartë të AKSHI-t “ngadalësojnë” digjitalizimin, vlerësimi i BB
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti GovTech po përballet me vonesa në zbatim pas ndryshimeve në nivelin drejtues të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Vlerësimi i progresit është ulur mbi këtë projekt nga Banka Botërore. Në raportin më të fundit të Statusit të zbatimit, progresi drejt objektivave është vlerësuar si “Mesatarisht i Kënaqshëm”, një ulje nga statusi më i lartë i mëparshëm që ishte “I kënaqshëm”. Edhe zbatimi në tërësi ka pësuar ulje.

Raporti nënvizon ecurinë në disa komponentë kyç, përfshirë zhvillimin e qendrës omni-channel të kontaktit dhe përmirësimet teknike të portalit e-Albania duke nënvizuar edhe sfidat që mund të jenë ndeshur gjatë periudhave të ndryshme kohore të projektit. Banka Botërore parashikon që këto sfida të adresohen para dhe gjatë rishikimit të mesëm të projektit, i planifikuar për gusht 2026.

“Progresi vazhdon në të gjitha fushat e rezultateve, me disa tregues ndërmjetës të arritur dhe disbursime në proces. Ndryshimet e fundit në menaxhimin e lartë të AKSHI-t kanë vonuar verifikimin e disa DLR-ve, dhe vlerësimi i progresit të zbatimit është ulur në Mesatarisht i Kënaqshëm (Moderately Satisfactory).

Progresi drejt Objektivit të Zhvillimit të Projektit gjithashtu vlerësohet si Mesatarisht i Kënaqshëm për shkak të kufizimeve të të dhënave që ndikojnë në matjen e treguesve të PDO-së. Këto çështje të monitorimit dhe vlerësimit do të adresohen para dhe gjatë rishikimit të mesëm, i cili pritet të kryhet deri në gusht 2026” thuhet në dokument.

Ngadalësimi i zbatimit ndodh ndërsa AKSHI është në qendër të hetimeve të SPAK për procedurat e tenderëve dhe menaxhimin e kontratave publike. Hetimet kanë përfshirë kontrolle në zyrat e agjencisë dhe masa sigurie ndaj ish-drejtorëve dhe zyrtarëve të AKSHI për dyshime për favore në procedura prokurimi.

Totali i financimit për projektin e Govtech është 65 milionë dollarë amerikanë, duke përfshirë një komponent prej 60 milionë dollarë dhe një komponent tjetër prej 5 milionë dollarë, ndërsa më vonë Banka Botërore miratoi një financim shtesë prej 80 milionë dollarë për zgjerimin dhe përshpejtimin e aktiviteteve të digjitalizimit. Në total, kjo sjell një mbështetje financiare rreth 145 milionë dollarë për zbatimin e programit, nga të cilat deri më tani janë disbursuar 22.78 milionë dollarë. Monitor

Previous Post

25% e mjeteve ngelin në kolaudim për janar-mars 2026, shkak kryesor shkarkimi i gazrave

Next Post

Berisha: Taksa mbi naftën më e larta në botë, të vendosim regjim fiskal si Kosova dhe Maqedonia

Next Post
Berisha: Taksa mbi naftën më e larta në botë, të vendosim regjim fiskal si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Taksa mbi naftën më e larta në botë, të vendosim regjim fiskal si Kosova dhe Maqedonia

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al