Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Berat/ 80-vjeçari pret 4 muaj për analiza, “Shëndetësia falas” e lë në derë!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Berat/ 80-vjeçari pret 4 muaj për analiza, “Shëndetësia falas” e lë në derë!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në sistemin shëndetësor publik, pacientët vazhdojnë të përballen me pritje të gjata dhe mungesë shërbimesh bazë.

Për herë të parë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka pranuar se pas datës 20 të çdo muaji ndërpritet kryerja e analizave në spitalet publike, për shkak të kufizimeve buxhetore nga ana e koncesionarit.

Ministrja Evis Sala ka premtuar se kjo situatë do të marrë zgjidhje brenda vitit. Megjithatë, realiteti në terren paraqitet ndryshe.

Në spitalin e Beratit, pacientët nuk përballen vetëm me vonesa disa ditore, por me pritje që shkojnë deri në katër muaj për kryerjen e analizave jetike. Për shumë qytetarë, kjo situatë i vendos përballë një zgjedhjeje të vështirë, të presin duke rrezikuar shëndetin, apo të drejtohen te shërbimet private, shpesh të papërballueshme ekonomikisht.

 

Emisioni investigativ Fiks Fare sjell rastin e 80-vjeçarit Qani Arapaj, i cili vuan nga prostata dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Pas një vizite urgjente, mjekët i rekomanduan operacion, por më parë duhet të kryejë disa analiza të domosdoshme.

Problemi qëndron te koha e pritjes për këto analiza, Qaniu duhet të presë deri në katër muaj. Nëse nuk pret, alternativa e vetme është kryerja e tyre në privat, me një kosto rreth 24 mijë lekë të vjetra, një shumë e papërballueshme për një pensionist.

“Jam 80 vjeç dhe vuaj prej muajsh nga prostata. Mjeku më tha që duhet operacion, por më kërkoi disa analiza. Kur shkova për t’i bërë, më thanë të pres katër muaj. Po puna ime nuk pret. Më thanë: nëse nuk pret, shko në privat. Unë jam pensionist dhe mezi përballoj ilaçet,” shprehet Qani Arapaj.

Në një komunikim telefonik, përfaqësues të spitalit pohuan se pacientët duhet të presin radhën nëse rasti nuk konsiderohet urgjent, duke shtuar se mund të bëhet një përpjekje për të afruar datën e analizave me një muaj, por jo më herët.

 

Pas ndërhyrjes së Fiks Fare, Qaniut iu caktua një datë më e afërt për analizat, konkretisht më 1 maj 2026. Edhe pse jo zgjidhje ideale, për të kjo mbetet një lehtësim.

Rasti i tij nxjerr në pah një problem të thellë të sistemit si aksesin e kufizuar në shërbime bazë shëndetësore dhe pabarazinë mes atyre që mund të paguajnë dhe atyre që nuk kanë mundësi.

/Emisioni Fiks Fare

Previous Post

Diella mediton për punët e Shqipërisë

Next Post

Ç’ndodhi në Lezhë? Policia mban 2 persona në komisariat për shkak të vizitës së Ramës

Next Post
Ç’ndodhi në Lezhë? Policia mban 2 persona në komisariat për shkak të vizitës së Ramës

Ç’ndodhi në Lezhë? Policia mban 2 persona në komisariat për shkak të vizitës së Ramës

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al