Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Domatja që po na kushton sa ‘floriri’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shkodranët e njohin si “molla e artë”, por prej disa javësh e gjithë Shqipëria po e paguan domaten sikur të ishte flori. Ironikisht, ajo që shumica e shqiptarëve e konsiderojnë zarzavat, në fakt është frut që sot rezulton ndër më të shtrenjtit në treg.

Në tregjet e pakicës, një kilogram domate po shitet nga 400 deri në 450 lekë, ndërsa varietetet si domatja qershi kanë arritur deri në 700–800 lekë për kilogram. Prilli zakonisht konsiderohet një nga periudhat më të mira për domaten vendase. Prodhimi nga serat sjell rritje të ofertës dhe, për rrjedhojë, çmime më të ulëta në tezga. Por këtë vit po ndodh e kundërta.

Në janar, domatja e vendit kushtonte rreth 170 lekë/kg, ndërsa ajo e importit 270–300 lekë/kg. Sot, domatja vendase ka arritur çmimin e importit, ndërsa krahasuar me një vit më parë domatja është shtrenjtuar më shumë se dyfish.

Rritja e çmimit nuk kufizohet vetëm në tregjet e pakicës. Edhe në shumicë, çmimi i domates ka pësuar një kërcim të fortë, duke sinjalizuar se presioni vjen që nga burimi. Sipas të dhënave nga Portali i Fermerit, një kilogram domate vendi po tregtohet nga 270 deri në 300 lekë në pikat e grumbullimit.

Në tregjet kryesore, çmimet kanë kaluar kufirin e 250 lekëve për kilogram. 270 lekë në Tiranë dhe Fier, 280 lekë në Vlorë, 290 lekë në Korçë dhe deri në 300 lekë në Gjirokastër. Këto çmime në shumicë po përkthehen drejtpërdrejt në çmime edhe më të larta për konsumatorët, duke e thelluar hendekun mes fermës dhe tryezës.

Edhe domatja e importit po tregtohet me çmime të larta në shumicë, duke varuar nga 280 deri në 300 lekë për kilogram. Konkretisht, në tregjet e Tiranës dhe të Farkës çmimi arrin në 280 lekë/kg, në Fier 300 lekë/kg, ndërsa në Korçë rreth 290 lekë/kg.

Shporta e fruta-perimeve

Por domatja është vetëm sinjali i parë i një shtrenjtimi që ka nisur të reflektohet në të gjithë shportën ushqimore. Që prej përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, tregjet kanë reaguar me rritje të menjëhershme çmimesh, të nxitura nga kostot më të larta të transportit dhe pasiguritë në zinxhirët e furnizimit.

Në tregjet e pakicës në Tiranë, kjo valë është tashmë e dukshme. Speci po shitet nga 450 deri në 500 lekë për kilogram, brokoli rreth 400 lekë, ndërsa dardha dhe lulelakra arrijnë në 300 lekë/kg. Edhe luleshtrydhet, një tjetër produkt sezonal, tregtohen rreth 200 lekë për kilogram.

Në këto kushte, shtrenjtimi nuk është më një problem i një produkti të vetëm, por një efekt zinxhir që po prek çdo artikull të tryezës. Sipas ekspertit të bujqësisë Ilir Pilku, përtej raportit klasik ofertë–kërkesë, rritja e çmimeve lidhet edhe me mënyrën si funksionon zinxhiri nga ferma te konsumatori.

Ai shpjegon se çmimi final përfshin jo vetëm kostot e prodhimit, të rritura ndjeshëm këtë vit nga përmbytjet dhe rreziqet atmosferike, por edhe marzhet e fitimit të ndërmjetësve.

“Nga grumbulluesi te tregtari i shumicës dhe ai i pakicës, aplikohen norma fitimi që variojnë nga 7% në 15%, pa përfshirë TVSH-në prej 20%”, shprehet Pilku.

Në këtë situatë, Pilku sugjeron ndërhyrje të drejtpërdrejta të shtetit si ulja e TVSH-së për ushqimet bazë, subvencionimi i fermerëve për inputet kryesore dhe një monitorim më i fortë i tregut.

Por presioni mbi çmimet nuk është vetëm çështje zinxhiri tregtar. Sipas ekspertit të ekonomisë Eduard Gjokutaj, ekonomia shqiptare po hyn në një fazë më të rrezikshme, ku goditjet e përkohshme po kthehen në një problem afatgjatë. Ai e përshkruan situatën si një efekt “gërshërë”, ku oferta vendase dobësohet, ndërsa importet nuk arrijnë të stabilizojnë çmimet.

“Ne jemi pikërisht në këtë fazë tani, pra në mes të kalimit nga një goditje ciklike drejt një inflacioni strukturor, ku çmimet e bukës, qumështit, mishit, perimeve, peshkut, por edhe të shërbimeve të transportit dhe ndërtimit po ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien reale të familjeve” argumenton Gjokutaj.

Prodhimi në vështirësi

Prodhimi vendas bujqësor po kalon një periudhë të vështirë, me pasoja të dukshme në treg. Sipas INSTAT, këtë vit eksportet kanë rënë, ndërsa importet janë rritur ndjeshëm.

 

Importet e zarzavateve gjatë përiudhës janar–shkurt u rritën me 23%, ndërsa eksportet ranë me 34%; tek frutat, importet u rritën mbi 21%, ndërsa eksportet ranë 27%.

Shkaktarë kryesorë janë përmbytjet e mëdha të janarit që dëmtuan serat dhe mbjelljet, mungesa e krahut të punës për shkak të emigrimit, tkurrja e sipërfaqeve të mbjella dhe ndryshimet klimatike me mot ekstrem. Shtimi i kostove për shpëtimin e prodhimeve, forcimi i monedhës vendase dhe importet më të lira nga jashtë po e rrisin varësinë e Shqipërisë nga tregjet ndërkombëtare, duke nxitur rritje çmimesh dhe ekspozim ndaj krizave globale si lufta në Lindjen e Mesme. Ekspertët e bujqësisë dhe ekonomisë e kishin paralajmëruar këtë situatë, duke theksuar se rritja e çmimit të naftës, do të përkthehej menjëherë në inflacion dhe do të ndikonte direkt tek çmimet e ushqimeve dhe fuqia blerëse e familjeve. /Faktoje.al

Previous Post

Nga mosmarrja e pagës te shërbimet private, ku po diskriminohen më shumë të huajt në Shqipëri

Next Post

IOM: Rreth 1,000 emigrantë humbën jetën në Mesdhe gjatë vitit 2026

Next Post
IOM: Rreth 1,000 emigrantë humbën jetën në Mesdhe gjatë vitit 2026

IOM: Rreth 1,000 emigrantë humbën jetën në Mesdhe gjatë vitit 2026

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

Kërcënime ndaj trafikut ajror në Kopenhagen, policia daneze nis hetimet

November 6, 2026
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë godet Tokion, ja çfarë thonë autoritetet japoneze

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al