Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqiptarët ‘dynden’ në Maqedoninë e Veriut, shkak çmimi më i ulët i karburantit

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqiptarët ‘dynden’ në Maqedoninë e Veriut, shkak çmimi më i ulët i karburantit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Maqedonisë së Veriut është detyruar të ulë sërish akcizën e naftës dhe të zgjasë periudhën e lënies në fuqi të reduktimit të TVSH-së nga 18 në 10%.

Mediat maqedonase raportojnë se Konsumi i karburanteve u rrit javën e kaluar në një nivel rekord prej 2 milionë litrash në ditë, nga rreth 1.5 milionë litra më parë, i nxitur nga kërkesa më e lartë e drejtuesve të automjeteve nga vendet fqinje, të tërhequr nga çmimet më të ulëta me pakicë.

Masa më e fundit parashikon një ulje shtesë të akcizës me 4 denarë për litër për naftën dhe me 2 denarë për litër për benzinën 95 dhe 98 oktan, tha kryeministri Hristijan Mickoski në një konferencë për shtyp të dielën, cituar në një deklaratë të qeverisë.

Qeveria zgjati gjithashtu deri më 20 prill një masë të miratuar më parë, që ul normën e TVSH-së për karburantet në 10% nga 18%, e cila ishte zbatuar fillimisht në mars.

Pavarësisht rritjes së konsumi nuk do të ketë kufizime, pasi diskutimet me tregtarët dhe furnitorët kanë konfirmuar se konsumatorët vendas nuk do të preken dhe nuk do të përballen me rreziqe për furnizimin, tha kryeministri, shkruajnë mediat e Maqedonisë së Veriut.

Çmimet me pakicë të karburanteve në Maqedoninë e Veriut janë rritur që përpara luftës në Lindjen e Mesme, duke arritur tani në 84 denarë për litër për Eurosuper 95, 85.5 denarë për Eurosuper 98 dhe 95.5 denarë për Eurodiesel, ose rreth 1.36 euro për litër për Eurosuper 95, 1.38 euro për litër për Eurosuper 98 dhe 1.55 euro për litër për Eurodiesel.

Sipas të dhënave të Komisionit Rregullator të Energjisë, kjo përfaqëson rritje prej rreth 10 denarësh për litër për llojet e benzinës, ose afërsisht 0.16 euro, dhe 26.5 denarë për litër për naftën, ose rreth 0.43 euro. (1 euro = 61.74 denarë).

Konsumi i shqiptarëve në vendet fqinje, të paktën 1 milionë euro në ditë

Përdoruesit shqiptarë të automjeteve historikisht kur dalin nga Shqipëria furnizohen sa kalojnë kufirin. edhe banorët e zonave kufitare kalojnë kufirin në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, apo Kosovë.

Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve llogarit rreth 300 -500 / tonë në ditë naftë merren nga klientët shqiptarë afër zonave kufitare. Krahas tyre, një tjetër konsum i humbur prej 120-300 ton në ditë llogaritet nga shtetasit të huaj, që potencialisht do të blinin në Shqipëri, por furnizohen në hyrje e dale në kufi.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave dhe Doganat, konsumi vjetor në Shqipëri i karburanteve është rreth 740 mijë ton në vit, ose rreth 2000 ton në ditë (që me çmimin aktual prej 214 lekë për litër përkthehet në një konsum prej 5.2 milionë euro në ditë).

Nga të dhënat vlerësohet se blerjet e karburantit në vendet fqinje janë mesatarisht sa 15-25% e totalit të konsumit në vend.

Duke konvertuar 500 ton në litra, me një çmim mesatar prej 1.5-1.6 euro për litër, llogaritet se nga Shqipëria po dalin aktualisht rreth 1 milion euro në ditë për blerjen e karburanteve në vendet fqinje, ose mbi 350 milionë euro në vit.

Ndërsa çmimet më të shtrenjta të ushqimeve lidhen me mungesën e konkurrueshmërise dhe varësinë e lartë nga importi, duke e kthyer ekonominë në një supermarket të madh, për naftën, një nga arsyet kryesore lidhet me barrën e lartë të taksave që paguhet për çdo litër.

Në total, aktualisht, një shqiptar paguan në një litër naftë 1.16 euro taksa, (53% të çmimit final); një qytetar maqedonas 0.58 euro për litër (36% të çmimit final); një malazez 0.55 euro (35% të çmimit final); një shtetas i Kosovës 0.67 euro, ose 38.5% të çmimit final. Në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku aktualisht karburanti po tregtohet me rreth 1.6 euro për litër. Në Kosovë çmimi u rrit së fundmi në 1.7-1.8 euro/litër, në Shqipëri është 2.2 euro/litër.

Qeveria shqiptare uli së fundmi akcizën me 20%, por kjo lëvizje u përkthye në vetëm 9.5 lekë kursim, teksa çmimi i naftës u rrit ne 224 lekë/litër, apo 40-50% më shtrenjtë se në Maqedoninë e Veriut!/ Monitor

Previous Post

Konfindustria kërkon uljen e barrës fiskale mbi karburantet: Shqipëria, i vetmi vend në rajon pa masa lehtësuese

Next Post

Blegtorët protestojnë pas heqjes së kompensimit të naftës, kërkojnë rritje subvencionesh

Next Post
Blegtorët protestojnë pas heqjes së kompensimit të naftës, kërkojnë rritje subvencionesh

Blegtorët protestojnë pas heqjes së kompensimit të naftës, kërkojnë rritje subvencionesh

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al