Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tenderat/ 148 të akuzuar në 2 vite, dhjetëra institucione në skanerin e SPAK

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Tenderat/ 148 të akuzuar në 2 vite, dhjetëra institucione në skanerin e SPAK
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Tenderat rezultojnë të jenë një “minierë ari” për përfituesit e paligjshëm.

Ky rezultat del bazuar në dosjet e hetuara te SPAK duke nisur nga zbulimet për ndërtimin e ujësjellësve, abuzimet studimore në universitetin bujqësor apo KESH, prokurorimet për ndërtimin e komisariateve, palestrat e shkollave, ndriçimi, AKSHI, rrugët rurale nën administrim të bashkive deri tek akset e tunelet nën kompetencë të  ARRSH, dhe fondet e BE në agjencinë SASPAK.

Rezulton se nga 2024 u vendosën në akuzë për shkelje të barazisë në tendera 148 anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, drejtues institucionesh dhe departamentesh deri tek ish zv.kryeministrja.

Megjithëse për secilën nga dosjet e hapura për shkelje të barazisë në tendera vijojnë edhe hetimet pasurore, deri më tani vetëm në 3 raste rezultojnë të sekuestruara pasuri dhe llogari bankare kryesisht të shoqërive tregtare, të hapura për të realizuar punimet fiktive dhe transaksionet.

Duke ju përgjigjur interesimit të Top Channel rreth hetimeve për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera prokuroria e posaçme deklaron se vetëm për 2025 iu dorëzuan gjykatës antikorrupsion pasi janë marrë të pandehur 53 anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave.

Këndvështrimi i SPAK për tenderat reflektohet në raportet e ndryshme ku citohet se korrupsioni zhvillohet në një terren kompleks përmes manipulimit të procedurave publike dhe shfrytëzimit të pozicioneve zyrtare për përfitime personale. SPAK thotë në këto raportime se tenderat publikë përdoren si mjet për shpërndarjen e paligjshme të fondeve.

Kjo situatë ka sjellë ngërç në përfshirjen e anëtarëve të KVO (Komisioni i Vlerësimit të Ofertave) në tendera për shkak të hetimeve që po kryhen.

Sipas SPAK shkelja e barazisë në tendera krijon avantazh artificial për subjekte të caktuara duke ndikuar negativisht në konkurrencën e ndershme dhe në cilësinë e projekteve publike. /TCH

Previous Post

Berisha: Rama po blen vota me grupe kriminale! Më 17 prill do i japim leksion

Next Post

Merr paratë nuk paguan sigurime e tatime, lumë denoncimesh për ekonomisten /EMRI

Next Post
Merr paratë nuk paguan sigurime e tatime, lumë denoncimesh për ekonomisten /EMRI

Merr paratë nuk paguan sigurime e tatime, lumë denoncimesh për ekonomisten /EMRI

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al