Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Tabaku: Korrupsioni është bërë sistem
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku kritikon qeverinë për rritjen ekonomike që nuk reflektohet në jetën e përditshme të shqiptarëve.

Sipas saj, pas 12 vitesh, të ardhurat e shqiptarëve mbeten më të ulëtat në rajon, ndërsa rritja ekonomike vjen kryesisht nga ndërtimi dhe zgjerimi i shtetit, jo nga prodhimi.

Tabaku thekson se bujqësia dhe industria, sektorët kyç të ekonomisë reale, po bien prej vitesh, ndërsa shteti mbledh më shumë të ardhura nga pagat dhe kontributet e shtresës së mesme.

Inflacioni dhe çmimet e larta të apartamenteve e qirave e bëjnë jetesën të paarritshme për familjet e reja, edhe me dy paga.

Ajo kritikon mungesën e konkurrencës dhe korrupsionin sistematik që deformon ekonominë, duke favorizuar pakicën dhe penalizuar shumicën. Tabaku nënvizon nevojën për një model ekonomik që prodhon, konkurron dhe kthen rritjen në mirëqenie reale për qytetarët.

Postimi i Tabakut në Facebook:

Kush flet sot për rritjen ekonomike?

E njëjta qeveri që pas 12 vitesh i ka lënë shqiptarët me të ardhurat më të ulëta në rajon.

Pra ka diçka që nuk shkon.

Ka një arsye që rritja që na tregohet në shifra nuk është ajo që ndjehet në jetën e përditshme. Nuk është ajo që sheh një familje në fund të muajit, as ajo që përjeton një i ri kur përpiqet të blejë një shtëpi apo të ndërtojë jetën e tij këtu.

Problemi nuk është thjesht sa rritet ekonomia. Problemi është si rritet dhe kujt i shërben kjo rritje.

Sot rritja ekonomike nuk vjen nga prodhimi. Ajo vjen kryesisht nga ndërtimi dhe nga zgjerimi i shtetit. Vetëm këta dy sektorë japin rreth 2/3 e gjithë rritjes ekonomike, ndërkohë që bujqësia dhe industria — sektorët që mbajnë në këmbë ekonominë reale — janë në rënie prej vitesh.

Rreth 78% e rritjes së të ardhurave buxhetore vjen nga tatimi mbi pagat dhe kontributet. Pra nga njerëzit që punojnë.

Kjo do të thotë një gjë: shteti po rrit të ardhurat duke marrë më shumë nga e njëjta shtresë shtresa e mesme dhe profesionistët jo duke zgjeruar ekonominë reale.

Ndërkohë, sektorët që duhet të sillnin të ardhura ndërtimi dhe turizmi nuk kontribuojnë proporcionalisht me fitimet që gjenerojnë.

Kjo është një ekonomi që nuk prodhon mjaftueshëm, por takson më shumë ata që punojnë. Dhe kur një ekonomi nuk prodhon, pasojat i paguan qytetari.

Inflacioni nuk është zhdukur. Ai është zhvendosur. Nuk e sheh vetëm te çmimi i ushqimeve, por e sheh te çmimi i apartamenteve që janë bërë të paarritshme, te qiratë që rriten çdo vit, te fakti që një çift i ri, edhe me dy paga, nuk arrin të blejë një shtëpi në vendin e vet.

Në të njëjtën kohë, familjet vazhdojnë të paguajnë më shumë për jetesën e përditshme. Sepse një ekonomi që nuk prodhon mjaftueshëm, detyrohet të importojë më shumë dhe koston e paguan qytetari.

Kështu krijohet një realitet i dyfishtë: çmime të larta për jetesën dhe çmime të paarritshme për pronën.

Ndërkohë, pagat rriten në letër, por jo si rezultat i një ekonomie më të fortë. Ato nuk vijnë nga produktiviteti dhe konkurrenca, ndaj nuk përkthehen në më shumë mirëqenie për shumicën.

Kësaj i shtohet mungesa e konkurrencës. Në shumë sektorë, tregu dominohet nga pak aktorë. Monopolet dhe oligopolet mbajnë çmimet lart dhe mbyllin rrugën për zhvillim të ndershëm.

Dhe mbi të gjitha qëndron korrupsioni.

Jo si rast i izoluar, por si mënyrë funksionimi. Kur korrupsioni bëhet sistem, investimet nuk shkojnë aty ku ka nevojë ekonomia, por aty ku ka interesa të ngushta. Dhe kjo deformon gjithçka — nga çmimet te mundësitë.

Rezultati është i qartë: një ekonomi që duket e fortë në sipërfaqe, por dobësohet nga brenda. Një mollë e kalbur nga brenda!

Një ekonomi që ndërton kulla, por nuk ndërton mundësi.

Një ekonomi ku pakica pasurohet, ndërsa shumica përballet me kosto gjithnjë e më të larta.

Shqiptarët sot po paguajnë dyfish: me taksa më të larta mbi pagën dhe me një kosto jetese gjithnjë e më të lartë.

Pra nuk bëhet fjalë për rritje të qëndrueshme por një fasadë që nuk mund të zgjasë dhe nuk i shërben qytetërve!

Shqipëria ka nevojë për një model tjetër. Një model që prodhon, që konkurron dhe që e kthen rritjen ekonomike në mirëqenie për çdo qytetar.

Pasi ekonomia nuk matet me shifra por me jetën reale të njerëzve.

Previous Post

Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës amtare në arsim

Next Post

Ishin prishur antenat, punonjësi i One Albania përfundon tek Trauma

Next Post
Ishin prishur antenat, punonjësi i One Albania përfundon tek Trauma

Ishin prishur antenat, punonjësi i One Albania përfundon tek Trauma

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al