Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit.
I lindur më 30 dhjetor 1957 në Pogradec, Shkurti ishte pjesë e brezit të aktorëve që kontribuan në skenën e humorit dhe teatrit lokal.
Ai u bë i njohur për publikun përmes interpretimeve në Estradën e Pogradecit, ku solli role humoristike dhe karakteriale që u pritën me dashuri.








