Dinamo mposhti me rezultatin 4-1 Elbasanin në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”.
Skuadra e Gvozdenoviç kaloi e para në avantazh me anë të Lajthisë në minutën e tretë, teksa blutë e Dajës përmbysën sfidën falë dopietës së Bregut si dhe golave të Malomos dhe Lorenco Vilës.
Kjo ishte fitorja e 11-të në kampionat për dinamovitët, si dhe humbja e pestë për verdheblutë e Elbasanit.








