Monday, July 20, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kullat mbërrijnë në TEG, kush fshihet pas biznesmenes Yllka Sula

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Kullat mbërrijnë në TEG, kush fshihet pas biznesmenes Yllka Sula
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Epidemia e përbindëshave të betonit tashmë nuk po kursen më as zonat periferike që kishin shpëtuar deri më tani. KKTU po miraton në seri kulla të larta edhe për zonën e Lundrës, një zonë e cila deri më tani kishte shpëtuar nga ndërtimet e larta.

Në mbledhjen e datës 23 tetor të vitit të kaluar, rendi i ditës i së cilës u zbardh vetëm një ditë më parë, KKTU ka miratuar lejen e ndërtimit për një kompleks banimi dhe shërbimesh me ndërtesa deri në 15 kate në Mjull Bathore, pranë Qendrës Tregtare TEG. Përfituesi i lejes është një kompani anonime e quajtur CCP-Group.

CCP Group është themeluar në nëntor të vitit 2023 dhe ka gjithsej vetëm 20 mijë euro asete. Ajo zotërohet nga dy aksionerë; Avenir Boshnjaku dhe Yllka Sula, të cilët zotërojnë nga 50 për qind të aksioneve të shoqërisë.

Ky është një rast tjetër flagrant kur kompani pa asnjë fuqi financiare dhe vetëm me 20 mijë euro asete merr leje për të ndërtuar komplekse, të cilat kërkojnë investime në rendin e dhjetra milionë eurove dhe ndoshta edhe më shumë.

Të dy aksionerët e saj nuk rezultojnë të kenë biznese të tjera të fuqishme. Yllka Sula rezulton të ketë 6 kompani, por të gjitha ato janë pa aktivitet, të paktën sipas bilanceve të depozituara në QKB.

Përveç kësaj, zonja Sula është denoncuar publikisht nga opozita si e lidhur me bandat e Elbasanit. Sipas Sali Berishës pas Yllka Sulas qëndron Arjan Ormenaj, një biznesmen i cili dyshohet se ka pastruar paratë për llogari të klanit Copja në Elbasan

Por pavarësisht se kush është përfituesi real i lejes për të ngritur përbindësha 15 katësh në Mjull Bathore është ekspansion i genocidit urbanistik të kryeqytetit, i cili tashmë nuk ka më asnjë metër të sigurtë nga kullat e qeverisë dhe bandave./Kapital

Tags: Arjan OrmenajCCP GroupMjull BathoreQendrës Tregtare TEG.sali berishayllka sula
Previous Post

Zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP, ja sa është numri i finalistëve

Next Post

Çfarë mund të tregojë aroma juaj natyrale për shëndetin tuaj

Next Post
Çfarë mund të tregojë aroma juaj natyrale për shëndetin tuaj

Çfarë mund të tregojë aroma juaj natyrale për shëndetin tuaj

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

Spanja kampione e botës për herë të dytë, bie mbretërimi i Messit

July 20, 2026
“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

“Hotel me 3 yje, 3500 euro”, eksperti zbardh abuzimet pas koncertit të Kanye West

July 19, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al