Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Ndërtuesit bëhen pesimistë, po na bien porositë, por çmimet ama do të rriten ndjeshëm!

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Ndërtuesit bëhen pesimistë, po na bien porositë, por çmimet ama do të rriten ndjeshëm!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Indeksi i besimit të sektorit të ndërtimit në mars, nxjerr në pah një zhvillim kaotik në sektorin e ndërtimit. Ndërtuesit, gjatë pyetësorit që u ka bërë Banka e Shqipërisë kanë pohuar se presin që porositë të jenë në rënie, por pritjet për çmimet në të ardhmen regjistruan rritje të theksuar këtë muaj.

Indeksi i besimit në ndërtim, që mat prishmëritë e sektorit për porositë, çmimet, normën e shfrytëzimit të kapaciteteve etj, ul me 4 pikë përqindje në mars, njoftoi Banka e Shqipërisë.

Indeksi, që matet në kuadrin e indeksit të besimit të ekonomi u bën ndërtuesve pyetje të tilla si:

-Si ka qenë aktiviteti juaj ndërtues gjatë 3 muajve të kaluar?

-Cilët janë faktorët kryesorë që kufizojnë aktivitetin tuaj ndërtues?

-Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht?

-Si parashikohet ecuria e situatës së biznesit tuaj në të ardhmen

-Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm?

-Në çfarë mase po e shfrytëzoni aktualisht kapacitetin tuaj prodhues?

-Si ka qenë gjendja financiare e firmës tuaj gjatë 3 muajve të kaluar?

Sipas metodologjisë së Bankës së Shqipërisë treguesi i balancës merr vlera midis -100 dhe +100. Një tregues mbi 0 tregon për një numër më të madh të përgjigjeve pozitive sesa negative, në një periudhë të caktuar.

Indeksi total i ndërtimit zbriti në -11.7 në mars, nga  7.68 në shkurt, duke qenë në nivelin më të ulët që nga tetori 2022.

Porositë priten në rënie, po çmimet do të rriten

Balanca e përgjigjeve për pyetjen e kontratave porositëse ishte negative prej -37, që tregon se më shumë ndërtues presin që të ketë më pak porosi, në raport me ata që presin rritje. Ky është niveli më i ulët që nga dhjetori 2021.

Bizneseve u bëhet pyetja: Si i vlerësoni porositë (kontratat porositëse) aktualisht? 1.Mëse mjaftueshëm (mbi normalen); 2.Mjaftueshëm (normal për sezonin); 3.Jo mjaftueshëm (nën normalen).

Teorikisht, kur ulet kërkesa duhet të bien dhe çmimet, megjithatë tek ndërtuesit po ndodh e kundërta. Ata presin që çmimet në vijojnë rritjen. Balanca e pyetjeve për çmimet ishte pozitive, në 34, nga 11.3 në shkurt, duke shënuar nivelin më të lartë që nga nëntori 2022.

Kjo do të thotë që është shtuar numri i ndërtuesve që presin rritje të çmimeve.

Operatorët e tregut, të kontaktuar nga “Monitor” thanë se transporti, si rrjedhojë e shtrenjtimit të naftës nga kriza në Lindjen e Mesme, është reflektuar në kostot e materialeve, por efekti zinxhir ka qenë më i shpejtë sesa ata e prisnin. Ata shpresojnë që kriza të mos zgjasë shumë, pasi mund të krijojë probleme më të mëdha sesa lufta Rusi-Ukrainë. Me këtë të fundit pasojat ishin më të izoluara dhe u amortizuan më lehtë në treg, por me situatën aktuale, nuk dihet se çfarë do të ndodhë.

Kompanive u bëhet pyetja: Si prisni të ndryshojnë çmimet që ju do të vendosni gjatë 3 muajve të ardhshëm? 1. Do të rriten; 2. S’do të ndryshojnë; 3. Do të bien.

Çmimet e apartamenteve janë rritur ndjeshëm vitet e fundit. Në 6-mujorin e parë të 2025-s, të dhënat e Indeksit Fischer të Bankës së Shqipërisë, treguan se çmimet e banesave në vend u rritën me 14.6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 41.7% në krahasim me 2024. Aktualisht, në kryeqytet, çmimi mesatar i apartamenteve i ka kaluar 2 mijë euro për metër katror.

Kërkesa në rënie, çmimet në rritje dhe ndërtimet, që do vazhdojnë masivisht…

Ndonëse INSTAT, që prej vitit 2025 nuk i raporton të plota sipërfaqet që po jepen për leje ndërtimit, pasi nuk përfshin në raportim lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar Territorit, (i cili vitet e fundit mori atributet për lejet e kullave të larta dhe fshatrave turistike), të dhënat indirekte tregojnë se ndërtimi do të vazhdojë me përmasa më të mëdha sesa kemi parë deri tani.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave të ardhurat nga taksat lokale, që përfaqësohen nga taksa e ndikimit në infrastrukturë (TNI) për periudhën janar- shkurt 2026 arritën një rekord historik duke kapur shifrën prej 11,2 miliardë lekë.

Të ardhurat nga kjo taksë  janë më shumë se katërfishi i vitit paraardhës (2,586 milionë lekë në 2M-2025) dhe thyen çdo rekord të 30 viteve të fundit. Madje është  dy herë më e lartë se arkëtimet e vitit 2022 ku ishte rekordi i lejeve në të ndërtimit me 2.6 milionë metër katror.

Tirana dhe zonat bregdetare janë kthyer në kantiere ndërtimit. Në zonën e Durrësi dhe në Golem po ndërtohet kudo, në jug kodrat po kthehen në fshatra turistike, në emër të kërkesës nga turistët. Çmimet po rriten vazhdimisht dhe askush nuk mund të parashikojë në këtë situatë se çfarë do të ndodhë me këtë treg në të ardhmen!/ Monitor

Previous Post

Si po i detyron burokracia gazetarët që të heqin dorë nga kërkesat për informacion

Next Post

Ky është ndryshimi ideal i moshës midis çifteve, sipas shkencës

Next Post
Ky është ndryshimi ideal i moshës midis çifteve, sipas shkencës

Ky është ndryshimi ideal i moshës midis çifteve, sipas shkencës

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al