32-vjeçari nga Shkodra, Eduard Kësolla, është ndjekur dhe kapur në zonën e “Freskut” në Tiranë, teksa përpiqej prej tre muajsh t’i shpëtonte ndalimit pasi tentoi pas një sherri të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar.
Aksioni u finalizua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një tjetër fazë e operacionit kombëtar, të koduar “Operacionalja”, teksa i riu cilësohej person me rrezikshmëri të lartë.
Efektivë të armatosur e rrethuan mjetin me të cilin udhëtonte i dyshuari dhe e shtrinë përtokë me armët drejtuar, duke e prangosur.
Gjithashtu u arrestua shoku i tij 27-vjeçar që po e transportonte me makinë, tip “Audi”, e cila u sekuestrua.








