Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Pas pezullimit të kreut të IMT-së, Gjykata i bllokon pasaportën ndërtuesit të vilës së Ramës në Surrel
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Pas pezullimit nga detyra të kreut të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit, Rigers Sheqeri, Gjykata e Tiranës, ka vendosur masë sigurie edhe ndaj biznesmenit Pandeli Carapuli, i përfolur në media për lidhje të ngushta me Edi Ramën.

Gjykata i ka ndaluar Carapulit, daljen jashtë vendit duke e detyruar të paraqitet rregullisht pranë policisë gjyqësore, në kuadër të hetimit të nisur ndaj tyre për ndërtim të paligjshëm në Tiranë.

Sipas organit të akuzës, Carapuli, i njohur në fushën e ndërtimit dhe investimeve, dyshohet se ka përfituar një leje për punime të kufizuara, por që në praktikë është tejkaluar.

“Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u caktuan masat e sigurimit ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasit E.P. dhe R.Sh nën akuzë për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga nenet 248 e 25 të Kodit Penal. Ndërsa për shtetasin P.C., i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, u kërkuan masat e sigurimit ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore parashikuar nga neni 199/a, prg.3 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas burimeve hetimore, Carapulit i ishte dhënë një leje për vendosjen e një barriere provizore në zonën e mbikalimit të Saukut, në Unazën e Re. Megjithatë, verifikimet në terren kanë konstatuar ndërtimin e një muri betoni rreth 120 metra të gjatë dhe 4 metra të lartë, duke ngritur dyshime për tejkalim të lejes së miratuar.

Hetimet paraprake tregojnë se ky rast mund të mos jetë i izoluar. Prokuroria po shqyrton mundësinë e një skeme më të gjerë, ku dyshohet për bashkëpunim mes funksionarëve publikë dhe përfaqësuesve të biznesit për të shmangur procedurat ligjore në sektorin e ndërtimit.

Në të njëjtin vendim, gjykata ka shpallur në kërkim edhe dy inspektorë të IMT-së, çka shton dyshimet për një rrjet të strukturuar brenda institucionit. Sipas hetuesve, ky rrjet mund të ketë favorizuar ose toleruar ndërtime pa leje, në kundërshtim me ligjin.

Ndaj Sheqerit rëndon akuza e “shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se ka lejuar ndërtime të paligjshme në zona periferike të Tiranës, ndërkohë që në zona të tjera, kryesisht në qendër, janë ndërmarrë aksione për prishjen e objekteve.

Nga ana tjetër, Pandeli Carapuli rezulton një figurë aktive në botën e biznesit. Ai zotëron 100% të aksioneve në kompaninë “EUROCOL”, e cila operon në fusha të ndryshme si ndërtimi, import-eksporti, tregtia dhe transporti, si dhe investimet në prodhim dhe shërbime, përfshirë edhe menaxhimin e stacioneve të plazhit.

Gjithashtu, ai ka 25% të aksioneve në një kompani tjetër që merret me prodhimin e materialeve për sinjalistikën dhe sigurinë rrugore, si dhe zbatimin e projekteve infrastrukturore në këtë fushë.

Po ashtu Carapuli njihet si një prej oligarkëve më të mëdhenj, ndërtues i shtëpisë së Ramës në Surrel të Dajtit, i lidhur ngushtë me këtë të fundit dhe përfitues i disa miliardave tendera.

Burime pranë organit të akuzës bëjnë me dije se hetimet vijojnë dhe pritet të thellohen më tej, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së personave të tjerë apo ngritjes së akuzave të reja në vijim.

Previous Post

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”/ PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë, Bardh Spahia: Të hetohet koncesioni i Sterilizimit!

Next Post

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë

Next Post
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë

Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al