Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria prodhon më pak mbeturina se fqinjët dhe BE, por vuan më shumë nga ndotja

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria prodhon më pak mbeturina se fqinjët dhe BE, por vuan më shumë nga ndotja
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në vitin 2024 Shqipëria gjeneroi mbetje urbane 322 kilogram për frymë shumë më poshtë se mesatarja e BE-së 517 kilogram. Mirëpo përgjatë dekadës së fundit mbetjet për frymë në vendin kanë pësuar rënie te ndjeshme referojnë të dhënat e Eurostat.

Ndërsa mesatarja e Bashkimit Evropian ka pësuar një rritje të lehtë ndërmjet 2024-2024 duke arritur në 513 kg për frymë në vitin 2024, Shqipëria ka pësuar rënie nga 425 kilogram për frymë në 2014 në 322 kg në 2024.

Pavarësisht se vendi ynë prodhon mbetje për frymë më pak se BE dhe Rajoni, vuan nga nivelet e larta të ndotjes dhe mangësi të grumbullimit dhe menaxhimit të mbetjeve.

Të dhëna të brendshme tregojnë se një pjesë e konsiderueshme e rënies lidhet me standardizimin e mbledhjes së të dhënave. Që nga viti 2020,  INSTAT ka kaluar në një sistem mbledhjeje elektronike të të dhënave nga bashkitë, duke u përpjekur të ndajë mbetjet urbane familjare nga ato industriale apo të ndërtimit. Kjo ka sjellë një pasqyrim më të saktë të asaj që konsiderohet, mbetje urbane për frymë, duke eliminuar shifrat e fryra që dikur mund të përfshinin mbetje të tjera jo-urbane.

Llogaritja e mbetjeve për banor varet drejtpërdrejt nga numri i popullsisë rezidente. Shqipëria ka pësuar një tkurrje të popullsisë, veçanërisht të moshave të reja që janë konsumatorët më aktivë. Në vitin 2014 statistikat zyrtare tregojnë se popullsia e vendit ishte mbi 2.8 milionë banorë ndërsa në vitin 2024 vetëm 2.4 milionë.

Por gjithashtu Shqipëria mbetet ndër vendet me konsumin individual për frymë më të ulët në Evropë rreth 41% e mesatares së BE-së. Ky nivel i ulët i mirëqenies ekonomike përkthehet natyrshëm në më pak mbetje të gjeneruara për frymë krahasuar me vende si Austria apo Danimarka.

Rënia relative pasqyron edhe vështirësitë e familjeve për të mbajtur nivele të larta konsumi përballë rritjes së çmimeve, duke prodhuar kështu më pak mbetje paketimi apo ushqimore.

Ky trend rënës e vendos vendin tonë në një pozitë ndryshe sesa vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si Mali i Zi apo Serbia, të cilat kanë shënuar rritje të sasisë së mbetjeve gjatë së njëjtës periudhë. Mali i Zi, për shembull, udhëheq rajonin me një sasi që i afrohet 600 kg për frymë, duke tejkaluar edhe shumë shtete anëtare të BE-së.

Në panoramën e përgjithshme evropiane, vihet re se vendet me ekonomi më të zhvilluara si Austria, Danimarka dhe Belgjika vijojnë të gjenerojnë sasitë më të larta të mbetjeve, shpesh duke kaluar pragun prej 700 kg për person. Megjithatë nivelet e ulëta në vendet në zhvillim mund të reflektojnë edhe sfidat në raportimin e plotë të të dhënave apo grumbullimin e mbetjeve në të gjithë territorin./ Monitor

Previous Post

Si e ndryshojnë stinët gjumin tonë

Next Post

Ulja e akcizës nuk sjell zgjidhje, ministri: Do zbatohet vetëm kur nafta të kalojë 220 lekë/litri

Next Post
Ulja e akcizës nuk sjell zgjidhje, ministri: Do zbatohet vetëm kur nafta të kalojë 220 lekë/litri

Ulja e akcizës nuk sjell zgjidhje, ministri: Do zbatohet vetëm kur nafta të kalojë 220 lekë/litri

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al