Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Shqipëria në dy versione: Propagandë e sukseseve dhe raporte me rezerva

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Shqipëria në dy versione: Propagandë e sukseseve dhe raporte me rezerva
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka publikuar me entuziazëm raportin e Bertelsmann Stiftung (BTI), sipas së cilit Shqipëria rezulton e para në Evropën Juglindore për transformimin politik.

Një sukses që, nëse do t’u besohet titujve, e vendos vendin në një kategori pothuajse model. Problemi i vetëm është se disa raporte të tjera ndërkombëtare duket se kanë mbetur mbrapa në “transformim” dhe nuk e kanë reflektuar ende këtë realitet të ri.

Freedom House: Shqipëria një vend pjesërisht i lirë

Sipas raportit të Freedom House, Shqipëria vijon të klasifikohet si “Partly Free” me 69/100 pikë. Në gjuhë më pak diplomatike, vendi mbetet në kategorinë e demokracive me shënime në fund të faqes.

Raporti vëren probleme të vazhdueshme me: institucionet, korrupsionin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës. Por ndoshta edhe Freedom House thjesht nuk e ka marrë ende versionin e përditësuar të “Shqipërisë së re”.

DASH: Shqipëria mes vendeve të rrezikshme për amerikanët

Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit e rendit Shqipërinë renditet në nivelin e dytë, ku amerikanët këshillohen të ushtrojnë kujdes të shtuar.

Pra, nga njëra anë “lider i transformimit politik në rajon”, nga ana tjetër “kujdes kur udhëtoni”. Një kombinim që në diplomacinë e Ramës ndoshta quhet balancë, ndërsa në jetën reale quhet kontrast.

Progres me kushte nga Brukseli, integrimi në rrezik

Në Bruksel, entuziazmi është më i matur. Raportet e institucioneve europiane dhe grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian si PPE, flasin për korrupsion të nivelit të larta, sfida në drejtësi, probleme me zgjedhjet dhe polarizim politik.

Raporti i PE i dorëzuar pas vizitës së delegacionit përfaqësues në Tiranë thekson se “zgjerimi mbetet i bazuar në meritë dhe varet nga reformat e qëndrueshme, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, pavarësisë gjyqësore, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe lirisë së medias.”

“Vëmendja iu kushtua polarizimit të vazhdueshëm politik, si dhe hetimeve të korrupsionit në nivel të lartë dhe rrezikut të ndërhyrjes politike në procedurat gjyqësore.”

“Anëtarët nënvizuan nevojën për të vazhduar punën mbi “themelet”, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e sundimit të ligjit.”

Dështimi i Kuvendit të Shqipërisë për t’i hequr imunitetin ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku po shihet si një test serioz për angazhimin e vendit ndaj sundimit të ligjit.

Diplomatë të shteteve anëtare të BE-së kanë deklaruar se: “Shtetet anëtare presin që politika të mos pengojë sundimin e ligjit.”

Ky zhvillim mund të ndikojë drejtpërdrejt në qëndrimin e vendeve anëtare ndaj miratimit të raportit IBAR, një instrument kyç që i hap rrugën Shqipërisë drejt fazës së mbylljes së kapitujve të negociatave.

26 amendamente kritike nga PPE

Partia Popullore Europiane (PPE) ka dorëzuar në Parlamentin Europian 26 amendamente në raportin e 2025 për Shqipërinë, duke theksuar me forcë mangësitë sistemike në zgjedhje, drejtësi dhe qeverisje.

Raporti i propozuar nën drejtimin e Reporterit për Shqipërinë, Andreas Schieder, nxjerr në pah dështimet serioze të qeverisë shqiptare në fusha kyçe si zgjedhjet, drejtësia, administrata dhe qeverisja. Po ashtu, eurodeputetët e kanë vënë theksin te reformat e thella dhe të pakthyeshme, Shqipëria rrezikon të humbasë besueshmërinë ndaj Bashkimit Evropian.

Përfundimi

Në një anë, kemi narrativën zyrtare të promovuar nga Edi Rama, që mbështetet te raporti i Bertelsmann Stiftung dhe e paraqet Shqipërinë si histori suksesi në rajon. Në anën tjetër, raportet e Freedom House, DASH dhe institucionet e BE ofrojnë një vlerësim më të kujdesshëm, duke theksuar se progresi mbetet i brishtë dhe i kushtëzuar.

Në fund, pyetja që mbetet nuk është nëse do të mjaftojë ky ‘progres’ për të bindur partnerët europianë se Shqipëria është gati të kalojë nga premtimet te rezultatet konkrete.

Previous Post

Aksident i frikshëm në Gramsh/ Makina bie nga ura dhe përfundon në liqen

Next Post

Hetimet për Ballukun/ Lala: Biznesmenët kanë folur me zyrtarët për tenderë, çfarë pritet nga ekspertimi i celularëve

Next Post
Hetimet për Ballukun/ Lala: Biznesmenët kanë folur me zyrtarët për tenderë, çfarë pritet nga ekspertimi i celularëve

Hetimet për Ballukun/ Lala: Biznesmenët kanë folur me zyrtarët për tenderë, çfarë pritet nga ekspertimi i celularëve

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së

Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS-së

October 30, 2026
Igli Tare “porositi” vilën, 3 muaj pasi Balluku “llastohej” me pishinën, roli i çiftit Arbër Abazi-Lorela Reçi

Igli Tare “porositi” vilën, 3 muaj pasi Balluku “llastohej” me pishinën, roli i çiftit Arbër Abazi-Lorela Reçi

October 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al