Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga Kuvendi te Posta Shqiptare/ Rama flet për progres, ‘hacker’-ët iranianë sfidojnë sigurinë shqiptare

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE
0
Nga Kuvendi te Posta Shqiptare/ Rama flet për progres, ‘hacker’-ët iranianë sfidojnë sigurinë shqiptare
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

“Shqipëria renditet në vendin e 9-të në botë për sigurinë kibernetike sipas NCSI 2026 (National Cyber Security Index)
Sipas raportit, Shqipëria vlerësohet për progresin në forcimin e strukturave përgjegjëse për sigurinë kibernetike, zhvillimin e politikave dhe strategjive kombëtare, si dhe për përmirësimin e mekanizmave të koordinimit dhe reagimit ndaj kërcënimeve në hapësirën digjitale“, shkruante Rama disa ditë më parë në rrjetet sociale.

Nga Kuvendi te Posta Shqiptare/ Rama flet për progres,

Ndërkohë, dje grupi iranian Homeland Justice ka njoftuar se ka kryer një sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare.

Përmes një postimi në faqen e tyre në Telegram, Homeland Justice ka shkruar se ky sulm është kryer për shkak të bashkëpunimit të vazhdueshëm me muxhahedinët (opozitën iraniane), një pjesë e të cilëve ndodhen në kampin në Manëz të Durrësit.

Teksa paralajmërojnë për sulme më shkatërruese, Homeland Justice shkruan se SHBA dhe Izraeli kanë kontrollin e plotë të Postës shqiptare, duke i shndërruar zyrtarët e saj në skllevër dhe shërbëtorë.

Më herët, Posta Elektronike e Kuvendit të Shqipërisë ra pre e një sulmi kibernetik, pas të cilit qëndron po “Homeland Justice”. Departamenti i Drejtësisë në SHBA njoftoi pak ditë më parë se kishte bllokuar 4 domain-e që i përkasin grupeve të hakerave iranianë, të përdorura për të sulmuar infrastrukturat e shteteve armike me Iranin, shpërndarjen e të dhënave të vjedhura dhe nxitje të dhunës ndaj kundërshtarëve të regjimit iranian.

Mes këtyre faqeve ishte dhe ajo e Homeland Justice dhe Karma Below, një grup hakerash që ka kryer disa sulme kibernetike drejt infrastrukturës shtetërore shqiptare.

Po ashtu kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë miratoi me 79 vota pro rezolutën e PS për shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit, ndërsa i kërkoi qeverisë të shpallë grup terrorist, Gardën Revolucionare  dhe Hezbollaun./Politiko.al

Previous Post

I vjedhur në Gjermani, sekuestrohet Benz-i luksoz prej 250 mijë eurosh në Tiranë

Next Post

Berisha: Rama po ‘varros’ vendimin, emri i Ballukut është ndaluar të përdoret në studiot televizive

Next Post
Berisha: Rama po ‘varros’ vendimin, emri i Ballukut është ndaluar të përdoret në studiot televizive

Berisha: Rama po 'varros' vendimin, emri i Ballukut është ndaluar të përdoret në studiot televizive

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026
Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

Uji 24 orë, premtimi që nuk shteron

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al