Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE
0
Skandal në Onkologjik/ Pacientëve u shtyhet kimioterapia për shkak të pushimeve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Osman Stafa ka reaguar sot lidhur me situatën shqetësuese tek Onkologjiku. Pacientët që ndjekin trajtimin me kimioterapi janë përballur me dyer të mbyllura dhe mungesë totale informacioni, duke rrezikuar vazhdimësinë e protokolleve mjekësore.

Sipas tij, pacientët që janë paraqitur në spital në datat e përcaktuara për trajtim nuk kanë mundur të marrin shërbimin jetik për shkak të ditëve të pushimit.

Kjo ndërprerje ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për pacientët, të cilët nuk janë njoftuar paraprakisht.

Denoncimi i gazetarit Osman Stafa:

Çfarë ndodh sot me pacientët e Onkologjikut? 

Pacienti paraqitet në spital për të kryer kimioterapinë sipas datës së përcaktuar dhe gjen derën e spitalit të mbyllur.

Kimioterapia nuk është një procedurë që shtyhet sipas komoditetit të sistemit apo pushimeve zyrtare. Ajo ndiqet sipas protokolleve të përcaktuara, me intervale të sakta, sepse çdo vonesë mund të ndikojë në trajtimin e pacientit.

Po, stafi ka të drejtë për pushim.

Por një sistem normal shëndetësor nuk i lë pacientët pa shërbim dhe pa informacion. E premtja e javës së shkuar pushim, e shtuna dhe e diela pushim, e hëna sot po ashtu. Pra një pacient që duhet ta bënte kimion të premten, ka humbur sot 4 ditë. A e ka pushim kanceri këto 4 ditë?

Në vendet ku sistemi funksionon, edhe kur ka ditë pushimi, shërbimet jetike organizohen me personel të reduktuar, por nuk ndërpriten dhe mbi të gjitha, pacienti njoftohet, nuk lihet të vijë kot.

Këtu ndodh e kundërta:

Pacienti nuk njoftohet kur shërbimi nuk funksionon, por njoftohet vetëm kur mungojnë ilaçet. Kjo praktikë është e papranueshme.

Jo vetëm si shërbim shëndetësor, por si trajtim njerëzor.

Sepse në fund të ditës, nuk po flasim për një radhë të zakonshme. Po flasim për njerëz që luftojnë për jetën e tyre. Dhe kjo është një luftë që nuk njeh pushim.

Previous Post

KLSH: Mbi 4.1 mln vezë nga Serbia dhe Turqia hynë në Shqipëri me mangësi dokumentacioni dhe kontrolle të paplota

Next Post

Bolino pushon nga puna në mes të natës Babaramon: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën

Next Post
Bolino pushon nga puna në mes të natës Babaramon: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën

Bolino pushon nga puna në mes të natës Babaramon: Nuk të lejoj të kritikosh Ramën

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

October 30, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Vjedhja rekord e 6.3 miliardë dollarëve në Binance, dyshimet te hakerat e Koresë së Veriut

Vjedhja rekord e 6.3 miliardë dollarëve në Binance, dyshimet te hakerat e Koresë së Veriut

October 30, 2026
Bllokohet sërish Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit pezullon rihapjen për DV-2027

Bllokohet sërish Lotaria Amerikane, Gjykata e Apelit pezullon rihapjen për DV-2027

October 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al