Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut parashikohen të bëhen prezente në orët e para të ditës, fillimisht me intensitet të ulët përgjatë Ultësirës Perëndimore.
Gradualisht në orët e mesditës e në vijim reshjet e shiut parashikohen të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit, në mënyrë të herëpashershme me intensitet të ulët si dhe shtrëngata afatshkurtra kryesisht në malësitë e vendit.








