Saturday, October 17, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Tech

Instagrami heq enkriptimin e mesazheve private nga maji i këtij viti

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Tech
0
Instagrami heq enkriptimin e mesazheve private nga maji i këtij viti
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Instagram do ta ndërpresë funksionin e enkriptimit “end-to-end” për mesazhet private duke filluar nga 8 maji 2026, pas disa viteve kritikash nga agjencitë ligjzbatuese dhe organizatat për mbrojtjen e fëmijëve.

Sipas një njoftimi të publikuar në faqet ndihmëse të Meta dhe një përditësimi të një postimi të mëhershëm nga viti 2022, ky ndryshim do të bëjë që mesazhet direkte në Instagram të mos jenë më të enkriptuara. Kjo do të thotë se kompania do të ketë mundësi të shohë përmbajtjen e bisedave mes përdoruesve, ndryshe nga më parë kur kjo ishte e mundur vetëm për ata që nuk e kishin aktivizuar enkriptimin.

Madje, sipas testimeve të bëra në Australi, kjo veçori duket se tashmë është çaktivizuar për disa përdorues. Një zëdhënës i Metës ka deklaruar se arsyeja kryesore për heqjen e enkriptimit është përdorimi i ulët i këtij funksioni nga përdoruesit, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Ideja për të sjellë enkriptim “end-to-end” në të gjitha platformat e Metës ishte përmendur fillimisht nga drejtori ekzekutiv Mark Zuckerberg që në vitin 2019, por implementimi nisi vetëm në vitin 2023.

Gjatë kësaj kohe, kompania është përballur me presion të vazhdueshëm nga institucione të ndryshme si FBI, Interpol dhe agjenci të tjera ndërkombëtare, të cilat kanë argumentuar se enkriptimi e vështirëson identifikimin e aktiviteteve të rrezikshme online, përfshirë shfrytëzimin e fëmijëve, terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm.

Nga ana tjetër, përfaqësues të sigurisë digjitale theksojnë se edhe pse enkriptimi është i rëndësishëm për privatësinë, platformat duhet të kenë mekanizma për të parandaluar dhe reaguar ndaj abuzimeve. Ata paralajmërojnë se mungesa e masave mbrojtëse në një sistem të enkriptuar mund të rrisë rreziqet dhe të pengojë zbulimin e rasteve të dëmshme.

Ndërkohë, ekspertë të të drejtave digjitale mendojnë se vendimi nuk lidhet vetëm me presionin nga autoritetet, por edhe me strategjinë e biznesit të Metës. Sipas tyre, fakti që WhatsApp do të vazhdojë të mbetet i enkriptuar tregon se kompania mund të jetë duke ndarë më qartë rrjetet sociale nga aplikacionet e komunikimit privat.

Gjithashtu, përmendet edhe aspekti financiar, pasi heqja e enkriptimit mund t’i japë Metës më shumë mundësi për të analizuar përmbajtjen e mesazheve, duke ndihmuar në targetimin e reklamave apo zhvillimin e teknologjive të reja si chatbot-et.

Në përfundim, ky vendim shihet si një hap prapa për privatësinë nga disa ekspertë, të cilët argumentojnë se kompanitë teknologjike duhet të investojnë më shumë në përmirësimin e sigurisë dhe mbrojtjes së të dhënave, jo në dobësimin e saj.

Previous Post

Kordon pranë Policisë së Tiranës, molotovë drejt koshit të mbeturinave e stacionit të autobusit

Next Post

Gaz lotsjellës në fytyrë, Berisha ndihet keq gjatë protestës, Noka dhe Boçi përplasen me policinë

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”
OP-ED

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

by Pali
October 15, 2026
0

Nga Dario Skura Katër vite më parë u largova nga Shqipëria. U largova për të kërkuar më shumë nga vetja,...

Read moreDetails
Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

Plagosje me armë zjarri në Shkozë, qëllohet një 45-vjeçari, autori në kërkim

October 15, 2026
Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

Çfarë përfaqësojnë Filip Fermanis dhe Ermal Ponari? Dhjetëra milionë euro dhe një histori kokaine

July 1, 2025
Industria e armëve nën hetim nga SPAK , ku qëndrojnë Emiljano Dusha dhe MSSC në këtë skandal?

Industria e armëve nën hetim nga SPAK , ku qëndrojnë Emiljano Dusha dhe MSSC në këtë skandal?

October 10, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Aeroporti i Tiranës reagon për lajmet e rreme: Fluturimet vijojnë normalisht, funksionalitet i plotë

Aeroporti i Tiranës reagon për lajmet e rreme: Fluturimet vijojnë normalisht, funksionalitet i plotë

October 17, 2026
Përshkallëzohet protesta në Durrës, thyhen xhamat e Postës

Përshkallëzohet protesta në Durrës, thyhen xhamat e Postës

October 17, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al