Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Besimtarët bektashinj festojnë sot Sulltan Nevruzin
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbarë botën çdo 22 Mars besimtarët bektashinj festojnë atë që sipas këtij besimi quhet “Dita e Re” dhe ditëlindja e Imam Aliut, që ndryshe njihet si Dita e Novruzit.

Festa e ka origjinën nga Irani i Lashtë (Persia) dhe në thelb synon ripërtëritjen e jetës, ardhjen e pranverës si dhe fillimin e vitit të ri diellor (ku dita nis i merr më shumë natës).

Ashtu si dhe festa pagane e Ditës së Verës, kjo festë fetare për besimin bektashi ka pothuaj të njëjtat ngjyresa.

Mëngjesi i sapozgjimit në 22 Mars i takon një rituali që është rëndësia që i duhet dhënë higjienës personale. E nëse kjo ditë nënkupton ngjyra, veshjet tuaja duhet të jenë disi më pranverore. Është mirë që në pragun e derës së banesës të vendosni një degë thane të lulëzuar, si një ogur pranveror.

Besimi Bektashi kërkon një ritual lutjeje falënderimi pranë vendit të shenjtë, teqesë. Nëse bëni një kurban, është mirë që të bëheni “me shenjë”, çka nënkupton se në ballin tuaj, një pikë gjak nga kurbani juaj duhet të qëndroj për disa momente.

Gruri është bima kryesore e ditës. Ju mund të mbillni disa kokrra prej tij kudo, apo të shijoni produktet e tij. Ashurja është një prej gatimeve që bazën e kanë tek gruri. Në shtëpi, gjatë vakteve në tryezë nuk duhet të mungojnë elementë si: Hudhra, Uthulla, Molla, Hithra, Ashurja, Qirinj,

Kur’ani, një pasqyrë (e vogël dhe e pastër) si fatmirë. Në disa raste në dekor thuhet se edhe një akuarium i vogël me një peshk të kuq në të shihet si fatsjellës. Lulet natyrore padyshim duhet të jenë në shtëpi veçanërisht në vendet ku qëndroni më gjatë dhe që shikimi juaj të jetë në kontakt me to.

Për Sulltan Novruz bektashinjtë gatuajnë byrek me 12 lloje të ndryshme barishtesh. Në byrek futet edhe një monedhe metalike. Ai që gjen monedhën në pjesën e tij konsiderohet njeri me fat dhe se do të ketë një vit të mbarë dhe të begatë.

Në këtë ditë gatuhet edhe përshesh me pulë ose me mish qengji. Ëmbëlsira tradicionale e kësaj feste është sultiashi.

Kjo ëmbëlsirë përbëhet nga qumështi, që është simbol i qumështit të nënës; orizi, që simbolizon drithërat dhe bollëkun, dhe sherbeti që merret i kënduar në teqe. Si ëmbëlsirë mund të gatuhet edhe kabuni (me oriz, lëng mishi, sheqer, rrush të thatë dhe arra).

Në zonat fushore bëhet edhe kulaç me petë që fëmijët i rrokullisin në arat me grurë për të sjellë bollëk në familje. Besimtarët bektashi urojnë njëri-tjetrin edhe me vizita në këtë ditë, gjithnjë sipas rregullit, më të vegjlit shkojnë vizitë tek më të mëdhenjtë.

Çfarë domethënie ka festa e Sulltan Novruzit?

Para islamit, këtë festë e kanë festuar persianët. Ata kanë pasur dy stinë, verën dhe dimrin. Në 22 mars ata festonin ardhjen e verës, e cila zgjaste deri në 22 shtator. Më vonë, në botën islame në 22 mars lindi imam Aliu, i cili është i vetmi fëmijë i lindur brenda në Qabe. Që prej asaj kohe Sulltan Novruzi u festua nga tarikatet si ditëlindja e imam Aliut. Komuniteti bektashian ka rreth 800 vjet që e feston këtë festë në të njëjtën datë.

Kjo festë simbolizon rigjallërimin e natyrës. Kafshët zgjohen nga gjumi dimëror, pemët çelin sythat dhe bimësia gjallërohet. Emri “Nevruz” ka ardhur nga persishtja dhe domethënia e tij është “ditë e re”. Emri “Sulltan” është titulli më i lartë që mund të merret. Në Shqipëri kjo festë ka nisur të festohet rreth shekullit XIV, kur u përhap bektashizmi në Shqipëri. Kjo festë zgjat tri ditë.

Në 22 mars ka lindur imam Aliu dhe pas tri ditëve i është vënë emri. Besimtarët shkëmbejnë vizita tek njëri-tjetri dhe më pas luten dhe falen. Ndihmojnë njerëzit që kanë nevojë. Në mëngjes, për besimtarët dhe të gjithë të pranishmit, shpërndahet qumësht dhe sherbet, që simbolizon pastrimin e trupit dhe shpirtit. Këto dy pije konsiderohen pije parajse.

Previous Post

Parashikimi i motit për ditën e sotme, e diel 22 mars 2026

Next Post

PD zhvillon sot protestën e radhës, ja rrugët që do të bllokohen

Next Post
PD zhvillon sot protestën e radhës, ja rrugët që do të bllokohen

PD zhvillon sot protestën e radhës, ja rrugët që do të bllokohen

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rasti Veliaj në lupën e Ministrisë së Drejtësisë, Toni Gogu urdhëron verifikimin e 24 transferimeve në burgje

Rasti Veliaj në lupën e Ministrisë së Drejtësisë, Toni Gogu urdhëron verifikimin e 24 transferimeve në burgje

October 29, 2026
Veliaj reagon për transferimin në burgun e Fierit: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit për sekretin shtetëror

Veliaj reagon për transferimin në burgun e Fierit: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit për sekretin shtetëror

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al