Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Meloni ul taksat për karburantet, Rama rrit çmimin/ Dy modele, një faturë për qytetarët

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Meloni ul taksat për karburantet, Rama rrit çmimin/ Dy modele, një faturë për qytetarët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimi i karburanteve në vend vijon rritjen, duke arritur deri në 200 lekë për litër në disa pika furnizimi, ndërsa qytetarët përballen çdo ditë me një kosto gjithnjë e më të lartë jetese. Rritja lidhet me zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe tensionet në Lindjen e Mesme, por në vend mungojnë ende masa konkrete për të lehtësuar barrën fiskale.

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë një ditë më parë, u shpreh se “nuk duhet t’i hidhet e gjithë barra konsumatorit”, por njëkohësisht refuzoi kërkesën e Shoqatës së Shoqërive të Hidrokarbureve për uljen e taksës së qarkullimit. Sipas tij, një lëvizje e tillë nuk do të sillte përfitim real, pasi barra do të zhvendosej në forma të tjera taksimi për qytetarët.

“Po të hiqet nga çmimi i karburantit, do të shkojë diku tjetër dhe përdoruesit e mjeteve do të paguajnë më shumë, deri në 4 apo edhe 10-fish në disa raste”, argumentoi Rama, duke theksuar se nuk ka përdorues që do ta preferonte një skenar të tillë.

Ai shtoi gjithashtu se të ardhurat shtesë nga TVSH-ja mbi rritjen e çmimeve nuk do të shpërndahen për të gjithë qytetarët, por vetëm për një kategori të caktuar. “Ka vetëm një kategori që do të përfitojë më shumë dhe kjo është ajo e pensionistëve. Askush tjetër”, deklaroi kreu i qeverisë.

Në të njëjtën linjë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj zhvilloi një bashkëbisedim me furnizuesit e naftës, ku përjashtoi mundësinë e ndryshimeve në strukturën e taksave.

Ajo theksoi se filozofia e qeverisë mbetet që “ai që konsumon më shumë, paguan më shumë”, duke argumentuar se taksimi për litër është një politikë e drejtë dhe e lidhur edhe me ndikimin mjedisor. Sipas saj, individët kanë mundësi të zgjedhin të konsumojnë më pak, ndërsa automjetet që përdoren më shumë dhe ndotin më tepër duhet të paguajnë proporcionalisht.

Ndërkohë, në vende të tjera europiane janë ndërmarrë masa konkrete për të zbutur krizën. Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka ulur taksat e karburantit me 25 cent për litër, duke marrë një pjesë të barrës mbi shtetin.

Masa përfshin edhe mbështetje për sektorët më të prekur, si transporti rrugor dhe peshkimi, përmes lehtësirave tatimore.

Meloni ul taksat për karburantet,  Rama rrit çmimin/ Dy modele,

Po ashtu, qeveria italiane ka vendosur kontrolle të rrepta në treg për të parandaluar spekulimet dhe abuzimet me çmimet.

Dekreti do të jetë në fuqi për 20 ditë, derisa të shihet situata në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe ndikimi i luftës në Iran.

Ekspertët vlerësojnë se Shqipëria ka hapësirë për politika lehtësuese, por deri tani qeveria ka zgjedhur të mos ndërhyjë në taksa.

Në këto kushte, rritja e çmimeve po përkthehet drejtpërdrejt në kosto më të lartë për qytetarët dhe bizneset, duke shtuar presionin mbi ekonominë familjare./ Politiko.al

Previous Post

10 gjëra ‘të mërzitshme’ që vetëm inteligjentët i bëjnë për të kaluar lodhjen nga mbingarkesa

Next Post

Tabaku nga Bundestagu: Qeveria po mban peng procesin e integrimit në BE

Next Post
Tabaku nga Bundestagu: Qeveria po mban peng procesin e integrimit në BE

Tabaku nga Bundestagu: Qeveria po mban peng procesin e integrimit në BE

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

Vala e dorëheqjeve përfshin edhe drejtuesit vendorë të institucioneve qendrore

October 23, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Gazeta gjermane TAZ: A do të jetë Marjana Koçeku problem për Kryeministrin Rama, siç ai e kishte parashikuar në 2024?

Gazeta gjermane TAZ: A do të jetë Marjana Koçeku problem për Kryeministrin Rama, siç ai e kishte parashikuar në 2024?

October 27, 2026
Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën pasi e zë poshtë mjeti i punës

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar humb jetën pasi e zë poshtë mjeti i punës

October 27, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al