Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Jo vetëm protesta/ Banorët e Durrësit ndjekin rrugën ligjore kundër projektit TID
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Rrugica që bashkon bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit në mesditë është e shkretë.

Që prej 15 vitesh, banorët e saj nuk janë “as në qiell, e as në tokë”, siç thotë Pask Simaku, ndërsa nuk lëviz në asnjë çast nga shkallarja e banesës së tij.

“Tre-katër familje që ishin në krye të rrugicës, i kompensuan siç duhet dhe ata ikën që në vitin 2015. Kurse ne të tjerët? Me ne të tjerët, vetëm një zot e di se çfarë do të bëhet,” tha Simaku.

E gjatë vetëm 100 metra, rrugica ka formën e mureve lindore të amfiteatrit të Durrësit. Përpjekjet e qeverisë për ta çliruar këtë zonë nga banesat nisën pas tërmetit të vitit 2019, ndërsa projekti TID u dha atyre formë institucionale.

Projekti kundërshtohet prej muajsh nga dhjetra banorë të prekur, të cilët po protestojnë kundër masës së kompensimit dhe mungesës së transparencës.

 

Sipas urbanistes Entela Koja, projekti TID u ndërtua mbi shkelje të njëpasnjëshme, të cilat lidhen me Planin e Përgjithshëm Vendor (PPV) dhe Planet e Detajuara Vendore.

“Kundërshtimi ynë nuk është çështje numrash, por çështje ligjesh të shkelura në vite,” tha Koja për BIRN.

“Shkeljet janë perifrazuar dhe cituar një nga një, në praktikën tonë ligjore dhe në kërkesën zyrtare drejtuar Këshillit Bashkiak Durrës për ngritjen e një grupi hetimor. Nëse materialet e reja faktojnë përgjegjësi të tjera institucionale, sigurisht që rruga ligjore mbetet opsioni kryesor për t’i referuar,” shtoi Koja.

Banorët e shtëpive që përfshihen nga projekti TID kanë gjetur edhe mbështetjen e medias lokale “Amfora”, e ndjeshme ndaj problematikave të trashëgimisë kulturore.

Sipas drejtorit të Amfora, Geri Emiri, ky forum qytetar është një alternativë për të sjellë zërin e qytetarëve përballë heshtjes dhe mbylljes së institucioneve.

“Ky bashkëpunim nënkupton transparencë dhe dokumentim publik të fakteve. Materialet e botuara nga forume si Amfora kanë ndihmuar në evidentimin e shkeljeve dhe në informimin e opinionit publik,” theksoi urbanistja Koja.

Nga përvoja e tij, arkitekti urbanist Artan Kacani ka mësuar se që të arrish të drejtat kushtetuese duhet të fitosh të drejtat ligjore, një nga një.

Sipas Kacanit, dëgjesat e organizuara janë një proces demokratik, por ajo që mbetet është marrëveshja mes bashkisë dhe banorëve, e cila në rastin konkret nuk ekziston.

“Marrëveshjet individuale duhet të nënshkruhen nga çdo familje dhe do të mjaftonte mungesa e një të tretës së firmave për ta hedhur poshtë projektin,” tha Kacani.

Shtëpia e Kacanit përfshihet gjithashtu në projektin TID, që sipas tij i mungon një plan menaxhimi; po ashtu edhe një buxhet i parashikuar për gërmimet e programuara arkeologjike.

Në fakt, projekti paraqet vetëm një plan të prishjeve të banesave. Kacani është mjaft kritik për projektin e mangët, që sipas tij është paraqitur deri tani.

“Ne duam një projekt të shëndetshëm, një projekt vlerësimi të trashëgimisë kulturore të lagjes Kala,” theksoi ai.

Ndryshimet e fundit në projektin TID kanë përfshirë edhe disa banesa në rrugët anësore të bulevardit “Epidamn”, nga Xhamia e Madhe deri në instalacionin “Veliera”. Bashkë me hapësirën rreth amfiteatrit, janë afro 110 banesa gjithsej, të cilat sipas TID do të prishen në disa faza.

Flamur Bala ka marrë pjesë në të gjitha protestat e banorëve të lagjes “Kala”. Ai thotë se” nuk i pëlqen heshtja, kur ka përpara një padrejtësi”.

“Para një muaji, miqve të mi në banesat e amfiteatrit iu sollën shkresat nga IKMT se prishjet do të fillonin në mes të muajit shkurt Nuk kanë harruar, jo, sepse shkatërrimet, si dhe herë të tjera mund t’i bëjnë edhe gjatë sezonit turistik,” thotë Bala, ndërsa e çon përpara me shkathtësi karrocën me të cilën lëviz.

 

Bashkë me protestat përballë bashkisë së Durrësit, banorët po eksplorojnë të gjitha rrugët e mundshme ligjore për ta kërkuar të drejtën e tyre. Urbanistët Koja dhe Kacani po diskutojnë me banorët mbi rrugët ligjore të zgjidhjes.

Koja i referohet afreskut të famshëm “Darka e fundit” nga Leonardo da Vinçi për ta shpjeguar situatën, ndërsa përshkruan se në çdo njeri mund të gjendet një Krisht dhe një Judë.

“Në këtë çështje, ne e shohim veten si qytetarë që mbrojmë të drejtën dhe pronën, ndërsa përgjegjësia bie mbi ata që kanë krijuar problemin,” tha Koja.

“Thirrja jonë është ndaj ndërgjegjes së tyre, që në momentin e vendimmarrjes të zgjedhin drejtësinë dhe jo kompromisin me padrejtësinë,” përfundoi ajo./Reporter.al/

Previous Post

Nga kaosi i viteve ’90 te rrjetet globale: Mafia shqiptare si lojtar kyç në trafikun europian të drogës

Next Post

Goditet grupi shqiptar i drogës në Britani, 8 prej tyre në burg /EMRAT

Next Post
Goditet grupi shqiptar i drogës në Britani, 8 prej tyre në burg /EMRAT

Goditet grupi shqiptar i drogës në Britani, 8 prej tyre në burg /EMRAT

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

‘Po zbrazet vendi’, sondazhi i IRI godet qeverinë: Emigrimi dështimi numër një, pas tij korrupsioni dhe çmimet

July 21, 2026
Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al