Friday, November 6, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Rajoni

Bleu raketa balistike nga Kina/ BE: Serbia t’u shmanget varësive strategjike

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Rajoni
0
Bleu raketa balistike nga Kina/ BE: Serbia t’u shmanget varësive strategjike
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbisë i kërkohet të bëjë zgjedhje të qarta strategjike në rrugën e saj evropiane, pasi Beogradi bleu raketa balistike supersonike nga Kina.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian tha se “kjo përfshin shmangien e varësive strategjike që nuk janë në përputhje me këtë qëllim”.

Zëdhënësi shtoi se “një rrugë e besueshme evropiane nënkupton përkushtim ndaj stabilitetit rajonal dhe një mirëkuptim të përbashkët për sfidat e sigurisë me të cilat përballet kontinenti ynë”.

Të enjten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e pranoi se vendi i tij ka blerë nga Kina raketa CM-400 me fuqi të madhe shkatërruese, duke nxitur reagime nga vendet fqinje.

Me këtë blerje, Serbia u bë vendi i parë, pas Pakistanit, që siguroi nga Kina raketa CM-400.

Sipas regjistrave të armëve, të disponueshëm ndërkombëtarisht, Serbia është i vetmi vend në Evropë që i zotëron ato, ndërsa është i rrethuar nga shtete anëtare të NATO-s.

NATO nuk iu përgjigj pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për këtë çështje.

Ndërkohë, Andrej Pllenkoviq, kryeministri i Kroacisë, e cila është anëtare e përhershme e aleancës ushtarake, njoftoi se do t’i njoftojë për këtë edhe anëtarët e tjerë të NATO-s.

“Do të bisedojmë me partnerët tanë në Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe do t’i paralajmërojmë për këtë lloj armatimi që është një risi në arsenalin e ushtrisë së Serbisë”, tha Pllenkoviq të enjten.

Në anën tjetër, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, i tha të premten Radios Evropa e Lirë se pretendimet e autoriteteve serbe që po armatosen për t’u mbrojtur nga vendet fqinje nuk qëndrojnë, dhe me blerjet e fundit të armëve kineze ato po shpërfaqin tendencat e tyre hegjemoniste në raport me këto vende.

“Blerjet nga Rusia dhe Kina janë bërë që disa vite dhe vazhdojnë të bëhen, pra nuk lidhet me ndonjë kërcënim aktual për Serbinë…asnjë shtet fqinj i Serbisë në asnjë rast nuk ka shfaqur ndonjë qëllim agresiv apo sulmues në raport me Serbinë”, theksoi Maqedonci.

Ai shtoi se Serbia është “ajo e cila shfaq pretendime territoriale ndaj Kosovës”.

Sipas të dhënave të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes (SIPRI) në Stokholm, në periudhën 2020–2024, Serbia ka importuar më së shumti armë nga Kina (57%), më pas nga Rusia (20%) dhe nga Franca (7.4%).

Ndaj kësaj blerjeje të Serbisë ka reaguar kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, i cili paralajmëroi se për këtë çështje do të diskutojë me aleancën e NATO-s.

Duke reaguar ndaj deklaratës së Pllenkoviqit, Vuçiq tha se “Zagrebi nuk do të vendosë se çfarë do të ketë Serbia”.

Ai tha se Serbia “po përgatitet për mundësinë e sulmit nga aleanca që po formohet nga Prishtina, Tirana dhe Zagrebi”.

Në mars të vitit 2025, Kroacia, Shqipëria dhe Kosova nënshkruan një Deklaratë për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilën zyrtarët serbë e cilësuan si kërcënim për sigurinë e Serbisë.

Previous Post

Trafik kilometrik, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Next Post

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

Next Post
Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 14 Mars 2026

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’

November 6, 2026
Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

November 6, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al