Saturday, November 7, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nga trafiku te betonizimi/ Tirana, qyteti me nivelin më të lartë të ndotjes dhe zhurmës

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Nga trafiku te betonizimi/ Tirana, qyteti me nivelin më të lartë të ndotjes dhe zhurmës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Cilësia e ajrit dhe ndotja akustike mbeten ndër sfidat më serioze mjedisore në Tiranë.

Të dhënat e monitorimit të kryera nga organizata Co-PLAN, tregojnë për një përformancë mjedisore problematike jo vetëm në kryeqytet, por edhe në 5 qytete të tjera.

Raporti për cilësinë e ajrit dhe ndotjen akustike paraqet gjetjet kryesore të monitorimit të realizuar në 13 stacione urbane dhe në rreth 300 pika matjeje në Tiranë. Monitorimi synon të analizojë përqendrimet e ndotësve kryesorë atmosferikë PM₂.₅, PM₁₀, NO₂ dhe CO₂, si dhe nivelet e zhurmës, për të identifikuar burimet e tyre dhe ndikimin në shëndetin publik dhe mjedisin urban.

Sipas raportit, ndotja e ajrit dhe ajo akustike janë të lidhura ngushtë me aktivitetin urban. Trafiku i dendur, aktivitetet ndërtimore dhe burime të tjera urbane kontribuojnë në rritjen e grimcave të imëta dhe gazeve të dëmshme në atmosferë, ndërsa po këta faktorë ndikojnë edhe në rritjen e niveleve të zhurmës në qytet.

Drejtoresha ekzekutive e Co-PLAN, Anila Bejko thekson se për herë të parë, raporti i monitorimit, krahas Tiranës eshtë shtrirë edhe në disa qytete të tjera.

 

“Raportimi i cilësisë së ajrit është më i gjerë. Krahas Tiranës përfshin edhe Shkodrën, Durrësin, Korçën, Elbasanin dhe Fierin. Monitorimi përfshin gjithashtu edhe cilësinë e ujit në disa trupa ujorë të shpërndarë në të gjithë Shqipërinë” shprehet ajo.

Bejko nënvizon se të dhënat e monitorimit në Tiranë tregojnë një situatë shqetësuese për disa ndotës: Sipas raportit, 66.7% e pikave të monitorimit tejkalojnë vlerën referencë për dioksidin e azotit (NO₂). Ky ndotës lidhet drejtpërdrejt me emetimet nga automjetet dhe proceset e djegies në zonat urbane. Po ashtu, 98.3% e pikave të monitorimit rezultojnë mbi nivelin referencë për dioksidin e karbonit (CO₂), një tregues i intensitetit të lartë të aktivitetit urban dhe trafikut në kryeqytet”

Në kontrast me këto rezultate, grimcat e imëta rezultojnë më pak problematike në matjet momentale. Vetëm 1.3% e pikave tejkalojnë standardin për PM₂.₅, ndërsa për PM₁₀ nuk është regjistruar asnjë tejkalim nga 300 pikat e monitoruara. Ekspertët shpjegojnë se grimcat ndikohen shumë nga kushtet meteorologjike dhe nga prania e pluhurit urban.

Ekspertja e qeverisjes territoriale pranë Co-PLAN, Kejt Dhrami thekson shtrirjen e gjerë të monitorimit në kryeqytet.

“Në Tiranë janë realizuar rreth 300 pika monitorimi, të cilat na japin një pasqyrë më të detajuar të situatës së ndotjes në qytet. Nga monitorimi rezulton se NO₂, nga 40 µg/m³ që është standardi, në disa raste ka arritur deri në rreth 200 µg/m³.

Ekspertja theksoi se ndotja e ajrit është problematike thuajse në të gjitha qytetet e marra në monitorim.

Monitorimi është realizuar përmes pajisjeve të specializuara. Për cilësinë e ajrit janë përdorur pajisjet Aeroqual S500 dhe IQAir, ndërsa për matjen e ndotjes akustike është përdorur pajisja Testo 815.

Rezultatet tregojnë se ndotja akustike është po aq problematike sa ndotja e ajrit. Sipas ekspertes së mjedisit Greta Shehu, shumica e pikave të monitorimit tejkalojnë kufijtë e rekomanduar për zhurmën urbane.

“Monitorimi në 300 pika tregon një tejkalim të konsiderueshëm të zhurmës gjatë ditës dhe natës. Gjatë ditës, rreth 235 pika, afërsisht 78% tejkalojnë kufirin 55 dB (decibel). Ndotja akustike është e përhapur kryesisht në territorin urban”.

Edhe institucionet shtetërore e pranojnë sfidën e madhe mjedisore. Zv.ministri i Mjedisit, Gent Gazheli thekson se përmirësimi i cilësisë së ajrit është një prioritet kombëtar: “Përmirësimi i cilësisë së ajrit është pjesë thelbësore e angazhimeve tona. Mjedisi është një nga sfidat më të vështira me të cilat përballet Shqipëria në rrugën drejt Bashkimit Europian”.

Ekspertët rekomandojnë krijimin dhe forcimin e rrjetit të stacioneve të përhershme të monitorimit, të cilat mund të analizojnë trendet afatgjata të ndotjes dhe episodet kritike të saj.

Sipas specialistëve të mjedisit, zgjerimi i hapësirave të gjelbra urbane dhe menaxhimi më i mirë i trafikut janë ndër masat që mund të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Hapësirat e gjelbra ndihmojnë në reduktimin e grimcave në ajër, përmirësojnë ventilimin urban dhe kontribuojnë në thithjen e dioksidit të karbonit.

Gjetjet e raportit tregojnë se ndotja e ajrit dhe zhurma janë tashmë pjesë e përditshme e jetës urbane në Tiranë. Ndërsa qyteti vazhdon të rritet dhe trafiku mbetet intensiv, sfida për të balancuar zhvillimin urban me mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetit publik mbetet një nga çështjet më të rëndësishme për politikat publike në vitet në vijim. /ACQJ

Previous Post

Nuk dorëzoi Ballukun, delegacioni i BE-së i rikujton Ramës procesin e integrimit

Next Post

Moti i keq godet Italinë, mbulohet nga breshëri aeroporti i Romës, anulohen fluturimet

Next Post
Moti i keq godet Italinë, mbulohet nga breshëri aeroporti i Romës, anulohen fluturimet

Moti i keq godet Italinë, mbulohet nga breshëri aeroporti i Romës, anulohen fluturimet

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet
AKTUALITET

EKSKLUZIVE/ 50 mijë euro për të mbyllur skandalin e autobotit me naftë në Morinë? Denoncimi ndaj Erald Delilajt, si u zhdukën procesverbalet

by Redaktor Redaktor
October 30, 2026
0

Një tjetër denoncim i rëndë për korrupsion dhe ndërhyrje në procedurat doganore mbërrin në redaksinë e Maska.al. Këtë herë, punonjës...

Read moreDetails
“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

“Benz”-i përfundon në greminë, plagoset 22-vjeçari në Farret të Librazhdit

November 1, 2026
Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

Linda Avdo, shqiptarja që përfaqëson San Marinon në “The Miss Globe 2026”

November 2, 2026
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Emërime, lidhje familjare dhe denoncime për dhunë në Policinë e Shtetit

Incident në pikën kufitare të Kapshticës, shefi i policisë akuzohet për dhunë ndaj një doganieri

November 1, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

Policia hedh protestuesin në ajër me ujë me presion

November 7, 2026
Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

Gaz lotsjellës me shumicë te Ministria e Brendshme/ Predhat pa datë skandence

November 7, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al