Thursday, October 22, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Paradoksi me shifrat, rritet norma e fertilitetit, por popullsia vijon të tkurret

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Paradoksi me shifrat, rritet norma e fertilitetit, por popullsia vijon të tkurret
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Normat e fertilitetit në Europë ranë me tej gjatë vitit 2024, me 1.34 lindje për grua shume poshtë nivelit të zëvendësimit 2.1 fëmijë për grua në moshë riprodhimi, sipas të dhënave të Eurostat.

Shqipëria e cila deri në vitin 2022 u rendit në fund të Europës me 1.2 fëmijë për grua në moshë riprodhimi e ka përmirësuar pozicionin në renditje pas korrigjimeve të censit.

Në vitin 2024 treguesi I fertilitetit në vendin tonë arriti 1.64 fëmijë për grua, duke u renditur në mesin e 5 vendeve Europiane që janë me më mirë me ketë tregues.

Për këdo që jeton në Shqipëri, shifra e lartë e fertilitetit mund të duket e pabesueshme, nisur nga rënia e lindjeve, numrit të nxënësve në shkolla apo mbyllja e kopshteve.

Ky fenomen shpjegohet me atë që demografët e quajnë efekti i pas-Censusit. Pas regjistrimit të popullsisë në vitin 2023, u vërtetua se numri i banorëve rezidentë në vend është tkurrur ndjeshëm, kryesisht për shkak të largimit të të rinjve. Kur llogaritet fertiliteti, numri i lindjeve pjesëtohet me numrin e grave në moshë riprodhuese që jetojnë brenda vendit.

Meqenëse Censusit fshiu nga lista mijëra gra që kanë emigruar, pesha e çdo lindjeje që ndodh sot në Shqipëri rritet automatikisht në letër. Dmth Shqipëria nuk ka më shumë foshnja, por më pak nëna të mbetura në vend, gjë që e bën koeficientin të duket në përmirësim.

Numri i lindjeve në vendin tonë ka përshpejtuar rënin vitetin e fundit. Vitin e kaluar në të gjithë vendin lindën me rreth 21,425 më rënie 8.1%.

Sipas Eurostat vendet si Malta dhe Spanja praktikisht kanë stopuar procesin e zëvendësimit të brezave, p[asi kishin normat më të ulëta të fertilitetit në Europë me 1 fëmijë për grua në moshë riprodhimi.

Është interesante të vërehet se vendet e Ballkanit, si Mali i Zi, Bullgaria, Serbia dhe Shqipëria, kryesojnë listën e fertilitetit edhe për shkak të korrrigjimeve që kanë ndodhur me censet të cilat u krye në të gjitha vendet pas pandemisë.

Edhe vendet nordike, si Finlanda apo Norvegjia, pavarësisht politikave sociale dhe mbështetjes financiare për çdo fëmijë, po dështojnë të ringrenë dëshirën për të krijuar familje të mëdha.

Nga njëra anë, tregon se familja shqiptare mbetet ende aktive në sjelljen e jetëve të reja, por nga ana tjetër, ky pozicionim vjen si pasojë e emigrimit masiv. Nëse nuk do të kishte ndodhur emigrimi masiv i grave të reja, koeficienti i Shqipërisë do të ishte shumë më i ulët, duke reflektuar krizën e vërtetë që po kalon çdo shtëpi shqiptare. /Monitor

Previous Post

Plagosja e 18-vjeçares te hoteli “Gjuta” në Sauk, arrestohen babai dhe kushëriri i të dashurit të saj

Next Post

SPAK i mbyll hetimet, Arben Ahmetaj merret i pandehur për inceneratorin e Elbasanit

Next Post
SPAK i mbyll hetimet, Arben Ahmetaj merret i pandehur për inceneratorin e Elbasanit

SPAK i mbyll hetimet, Arben Ahmetaj merret i pandehur për inceneratorin e Elbasanit

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës
AKTUALITET

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

by Redaktor Redaktor
October 19, 2026
0

Vdekja e një 72-vjeçari, trupi i të cilit u gjet në lumin Lanë në Tiranë, ka ngritur pikëpyetje mbi rrethanat...

Read moreDetails
Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

Detajet nga atentati në Tiranë/ Për herë të fundit telefonoi bashkëshorten

October 20, 2026
Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

Trupi i pa jetë në Lanë/ Burime për report.al, ja kush është viktima

October 18, 2026
“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

“Shqipëria nuk është prona juaj, largohuni se na keni lodhur”

October 15, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Policia bllokon rrugën drejt Kuvendit, pedagogët kërkojnë t’u bashkohen studentëve në protestë

Policia bllokon rrugën drejt Kuvendit, pedagogët kërkojnë t’u bashkohen studentëve në protestë

October 22, 2026
Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

Kaos në Kuvend, opozita bllokon foltoren dhe përmbys karriget, mazhoranca vijon votimin

October 22, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al