Thursday, September 10, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Elidon Çela, njeriu i “Kambales” në krye të Policisë së Shtetit?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Elidon Çela, njeriu i “Kambales” në krye të Policisë së Shtetit?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Boldnews.al

Pas shkarkimit “me dorëheqje” të Ilir Prodës, Ministria e Brendshme shpalli në fillim të kësaj jave garën për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Sipas njoftimit zyrtar, kandidatët që dëshirojnë të marrin postin e kryepolicit, duhet të dorëzojnë aplikimet dhe dokumentacionin përkatës brenda datës 11 mars 2026.

Ndërkohë që procedurat bazohen në kuadrin ligjor, ajo që duket se do të ndodhë edhe kësaj radhe, nuk bën diferencë nga garat e mëparshme-gjithçka duket e paracaktuar. “Boldnews.al” ka siguruar të dhëna, të cilat flasin se emri i preferuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë është Elidon Çela, aktualisht Drejtor i Policisë së Vlorës.

Në vijim të informacioneve konfidenciale të siguruara nga redaksia vjen edhe një detaj interesant.

Ministria e Brendshme, në shpalljen e garës, thotë që kandidatët duhet të dorëzojnë setin e dokumentacionit aplikues nëpërmjet postës së thjeshtë ose postës elektronike (e-mail).

Por, Çela duket se ka zgjedhur një rrugë tjetër për të bërë të ditur “aplikimin” e tij. Ai është paraqitur të mërkurën e kësaj jave në ambjentet e Ministrisë së Brendshme.

Natyrisht, nuk ka pasur dosje e dokumenta me vete, por, fakti që, njëri prej kandidatëve më potencialë për Kryepolic, paraqitet në institucionin që ka shpallur procedurën e kandidimit, vetëm një ditë pasi u shpall gara, përforcon më tej dyshimet se Elidon Çela është “i paracaktuari”.

Elidon Çela njihet brenda radhëve të Policisë së Shtetit si një prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish-drejtorit të Përgjithshëm, Ard Veliu, ky i fundit i etiketuar si “Kambalja”.

Në foto: Ish-Drejtori i Policisë, Ard Veliu

Në vitin 2024, Ilir Proda e emëroi Elidon Çelën në krye të Policisë së Vlorës. Pas dështimeve në seri me ngjarjet e rënda, Policia e Vlorës, nën drejtimin e Çelës, është bërë “më e dukshme” në media së fundi, duke raportuar ngjarje mediokre, të cilat, edhe pse janë të nevojshme, janë aq rutinore sa nuk kanë krijuar asnjë lloj mjedisi të sigurt në qytetin bregdetar.

Megjithatë, Elidon Çela duket se ka mbështetjen e duhur për t’u ulur në karrigën e Drejtorit të Policisë. Në krah të tij është, si gjithnjë, Ardi Veliu, i cili, pas largimit nga posti i kryepolicit, u sistemua nga Kryeministri Edi Rama në detyrën e administratorit të Agjencisë Shtetërore të Prodhimit të Armëve, Kayo.

Tags: Ard VeliuDrejtor i Policisë së VlorësElidon ÇelaIlir ProdësKambaljaministria e brendshme
Previous Post

Imuniteti i Ballukut, Peleshi tregon se kur do të dorëzohet raporti i PS-së

Next Post

Lëvizte me pistoletë, arrestohet në zonën e Astirit 33-vjeçari (Emri)

Next Post
Lëvizte me pistoletë, arrestohet në zonën e Astirit 33-vjeçari (Emri)

Lëvizte me pistoletë, arrestohet në zonën e Astirit 33-vjeçari (Emri)

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

Drogë pranë shkollave e lokaleve të natës/ 20 në pranga, operacioni nën drejtimin e Esmeralda Bashos

September 6, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen

“Pse puthe të dashurin tim”/ U dhunua nga 3 vajzat në Fier, 17-vjeçarja rrëfen ngjarjen

September 10, 2026
“Jemi me brekë të grisura dhe flasim për AI”, Korreshi-Manjës: Në njësitë administrative s’ka as kompjuter

“Jemi me brekë të grisura dhe flasim për AI”, Korreshi-Manjës: Në njësitë administrative s’ka as kompjuter

September 10, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al