Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kursi i Euro-Lek zbret në minimum të ri historik

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Kursi i Euro-Lek zbret në minimum të ri historik
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka nisur edhe muajin mars në rënie dhe ka prekur një nivel të ri minimal historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.19 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Sipas aktorëve të tregut, oferta e Euros vazhdon të jetë e bollshme, edhe përtej niveleve të zakonshme për tremujorin e parë të vitit.

Megjithëse është e vështirë të përcaktohen faktorët që kanë ndikuar ofertën valutore në kohë reale, edhe për shkak të vonesës në kohë të informacionit statistikor, një element specifik për këtë vit duket se janë eksportet e energjisë elektrike. Për shkak të prurjeve të favorshme hidrike, prodhimi i energjisë në dy muajt e parë të vitit 2026 ka qenë i lartë dhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka zhvilluar disa ankande të shitjes së energjisë elektrike. Ky mund të jetë një faktor shtesë që ka ndikuar në rritjen e flukseve në Euro në tregun valutor.

Për sa i takon turizmit, që ka qenë faktori me ndikimin kryesor në ecurinë e flukseve hyrëse valutore në vitet e fundit, për muajin e parë të këtij viti statistikat zyrtare treguan një frenim. Hyrjet e shtetasve të huaj pësuan rënie vjetore me 1.5% për muajin janar. Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se turizmi ka nisur të ketë një peshë të qëndrueshme dhe një shpërndarje gjatë gjithë vitit, e lidhur kjo jo vetëm me turizmin e pushimeve, por edhe me qëllime më specifike, sidomos turizmin mjekësor.

Burimet nga tregu bankar bëjnë të ditur se Banka e Shqipërisë ndërkohë po vazhdon rregullisht blerjet e saj të Euros në tregun e brendshëm, në përpjekje për ta frenuar rënien e kursit Euro-Lek. Ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë duket se po e mban këtë rënie në ritme më të përmbajtura, por pa e frenuar dot plotësisht.

Sipas të dhënave zyrtare, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor. Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Ndërkohë, për vitin 2026, Banka e Shqipërisë do të rrisë më tej blerjet e planifikuara të valutës në tregun e brendshëm për vitin 2026. Sipas informacioneve nga Banka Qendrore, ajo synon të blejë përmes ankandeve 330 – 450 milionë euro, me objektiv rritjen e rezervës valutore. Objektivi i blerjeve është rritur ndjeshëm krahasuar me projeksionet në intervalin 270-350 milionë euro të parashikuar për vitin 2025. /Monitor

Previous Post

Vijon “gjuetia” ndaj zinxhirit drejtues iranian, vritet komandanti i lartë i Teheranit

Next Post

MEK e sfidon Iranin nga Manza: Raketat e tyre nuk arrijnë në Shqipëri, lajmet për sulm janë propagandë!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al