Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

KE i përgjigjet planit Rama–Vuçiç: Zgjerimi mbetet prioritet kyç

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
KE i përgjigjet planit Rama–Vuçiç: Zgjerimi mbetet prioritet kyç
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Disa ditë më parë e përditshmja gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitun”, zbardhi një plan mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç për një model gradual integrimi në Bashkimin Europian ka nxitur debat mbi efektet reale të tij.

Lidhur me këtë propozim dyshja Rama-Vuçiç, ka pasur edhe një reagim  nga Bashkimi Evropian. Për A2 CNN, një zëdhënës i Komisionit tha se zgjerimi është prioritet kyç i Bashkimit Europian.

“Siç e dini, ne kurrë nuk komentojmë mbi komente dhe nuk komentojmë mbi spekulime. Le të kujtojmë se zgjerimi është një prioritet kyç për këtë Komision. Ai është një nga mjetet më të fuqishme të BE-së për stabilitet, siguri dhe prosperitet të përbashkët. Ne jemi plotësisht të angazhuar për ta bërë zgjerimin realitet. Për këtë qëllim, ne mbështesim vendet e zgjerimit me të gjithë asistencën e nevojshme politike, ekonomike dhe teknike. Integrimi gradual tashmë po sjell përfitime konkrete edhe përpara anëtarësimit”, tha Komisioni Europian.

Në editorialin e publikuar, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç argumentuan se kushtëzimi i zgjerimit me reforma paraprake të Bashkimit Europian rrezikon ta zvarrisë procesin dhe të krijojë perceptimin e një dere të mbyllur për vendet aspirante.

“Politikanë kryesorë në Paris, Berlin dhe gjetkë kanë theksuar se reforma të brendshme mund të jenë të nevojshme për të siguruar që një BE e zgjeruar të mbetet e aftë për veprim vendimtar. Ne nuk jemi naivë. Këto argumente kanë peshë. […] Megjithatë, t’u thuash anëtarëve të ardhshëm se duhet të presin reformat e BE-së përpara se të bashkohen do të ishte e barasvlershme me mbylljen e derës: edhe më shumë fjalime solemne ku riafirmohet angazhimi për pranimin e anëtarëve të rinj, ndërkohë që në fakt ndodh pak ose aspak. Kjo do të ishte e gabuar, kundërproduktive dhe madje e rrezikshme në këto kohë”, shkruanin Rama dhe Vuçiç në editorial.

Previous Post

Irani paralajmëron shtetet evropiane: Do të godasim qytetet tuaja nëse sulmoni!

Next Post

Shtohen problemet e dëgjimit/ Mjekët: Fëmijët dhe të rinjtë dëmtohen nga përdorimi i kufjeve

Next Post

Shtohen problemet e dëgjimit/ Mjekët: Fëmijët dhe të rinjtë dëmtohen nga përdorimi i kufjeve

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

I dënuar me burg për organizatë kriminale dhe trafik droge, ekstradohet në Itali 40-vjeçari nga Shijaku

October 30, 2026
Aksident në aksin Pukë-Fushë Arrëz, plagoset çifti

Aksident në aksin Pukë-Fushë Arrëz, plagoset çifti

October 30, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al