Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home Ekonomi

Nga makineritë, te lëndët djegëse dhe minerale/ Si ndikon Lindja e Mesme në ekonominë shqiptare?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in Ekonomi
0
Nga makineritë, te lëndët djegëse dhe minerale/ Si ndikon Lindja e Mesme në ekonominë shqiptare?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Konflikti në Lindjen e Mesme nisi të shtunën me një sulm të iniciuar nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Iranit, për t’u përshkallëzuar më pas me kundërpërgjigje dhe zgjerim të përplasjeve drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Mëngjesin e sotëm u raportua se situata ka prekur edhe Libanin, duke rritur tensionet në rajon. Përveç dëmeve në jetë njerëzore dhe infrastrukturë, kriza po jep sinjale të forta edhe në ekonomi, sidomos pas njoftimit për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë strategjike për tregtinë globale të energjisë.

Por si mund të ndikojë kjo situatë në Shqipëri?

Të dhënat tregtare të vitit 2025 tregojnë se vendi ynë ka shkëmbime të konsiderueshme me shtetet e përfshira në konflikt.

Me Emiratet e Bashkuara Arabe, importet shqiptare dominohen nga alumini dhe artikujt prej tij, me rreth 411.4 milionë lekë. Ndërkohë, eksportet drejt këtij tregu udhëhiqen nga perlat natyrale, gurët e çmuar dhe bizhuteritë me 361.1 milionë lekë, të ndjekura nga produkte ushqimore dhe lëndë djegëse minerale.

Sa i përket Izraelit, volumi i shkëmbimeve është më i lartë dhe i përqendruar në sektorin energjetik dhe teknologjik. Shqipëria importon kryesisht makineri dhe pajisje elektrike me rreth 1.62 miliardë lekë, si edhe lëndë djegëse minerale dhe produkte plastike. Nga ana tjetër, eksportet shqiptare drejt Izraelit dominohen nga lëndët djegëse minerale (745.4 milionë lekë), përgatitjet ushqimore prej drithërave, peshku dhe produktet detare, si edhe artikujt prej gize dhe çeliku.

Edhe me Libanin, ndonëse në volum më të vogël, shkëmbimet janë të strukturuara. Shqipëria importon pije alkoolike, preparate kimike, kozmetikë dhe makineri, ndërsa eksporton kryesisht artikuj prej gize dhe çeliku (127 milionë lekë), duhan të përpunuar, lëndë djegëse minerale dhe mobilie.

Ndërkohë, tregtia me Katarin është e përqendruar fort te plastika, goma dhe artikujt e tyre, me importe që arrijnë në 525.8 milionë lekë. Eksportet shqiptare drejt këtij tregu përfshijnë kryesisht produkte të industrisë kimike, ushqime të përgatitura, mjete transporti dhe instrumente optike.

Nëse tensionet vazhdojnë dhe rrugët tregtare mbeten të kufizuara, ndikimi mund të reflektohet në çmime, furnizime dhe kosto transporti edhe në tregun shqiptar, veçanërisht në sektorët e energjisë, industrisë përpunuese dhe materialeve bazë. / ScanTV

Previous Post

Ndryshimet në Qeveri, Rama i çon Begajt për dekretim emrat e ministrave

Next Post

Shkoi në Itali si turist, shqiptari kapet duke trafikuar kokainë në makinë me qira

Next Post
Shkoi në Itali si turist, shqiptari kapet duke trafikuar kokainë në makinë me qira

Shkoi në Itali si turist, shqiptari kapet duke trafikuar kokainë në makinë me qira

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

A do mbyllet karburant “EIDA” i Frident Kuqit, pas skandalit të zjarrit?!

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al