Friday, October 30, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Nuk ka dritë në fund të ‘Korridorit VIII’

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Nuk ka dritë në fund të ‘Korridorit VIII’
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Korridorin VIII, të paktën për tani, me përjashtim të gazsjellësit TAP, drita është ende projekt dhe nuk dihet se kur do ta shohim atë në fund të “tunelit”. Dhe ndoshta nuk është rastësi që, siç i atribuohet Edith Durhamit, “Shqiptarët kanë kaq shumë fjalë të urta për rrugët, sepse gjithmonë u është dashur të udhëtojnë”. Në rastin tonë, duket se udhëtimi vazhdon: ai i shpejti në letër, kurse ai reali, i gjati, mes shpateve dhe në segmente të rrugës Egnatia…

EDITORIAL / Pak ditë më parë, Tirana priti me solemnitet një tjetër samit ministerial për Korridorin VIII. Në sallat e konferencave, gjithçka funksiononte në mënyrë të përsosur: hartat ishin të qarta, shigjetat blu lidhnin Adriatikun me Detin e Zi dhe Shqipëria shfaqej si një nyje strategjike që do të ndryshojë fatin e rajonit. Në PowerPoint, vizioni mbi Korridorin VIII është i qartë.

Në realitet, ai vazhdon të jetë në fazën më të avancuar të zhvillimit të infrastrukturës shqiptare, atë të premtimit.

U fol për “boshtin lindje–perëndim”, për “çelësin e integrimit europian” dhe për rolin që Shqipëria mund të luajë si pikë kyçe tranziti. Problemi i vetëm është se, jashtë sallave, korridori çalon.

Në hartat e samitit, Shqipëria është një nyjë tranziti; në terren, është një devijim i gjatë, një sinjal “rruga e bllokuar” dhe një kolonë makinash që pret dhe kamionë që duhet të kalojnë e rikalojnë kufirin, duke rritur kostot e produkteve që ata tregtojnë.

Si për ironi, një javë më pas, një nga nyjat kryesore të këtij boshti, që lidh qendrën e vendit me Juglindjen, sot është e pakalueshme në një segment pranë Librazhdit.

Edhe projektet që duhet ta ringjallin Korridorin VIII nuk vijnë pa pikëpyetje. Devijime të kushtueshme, ndryshime traseje, kosto që rriten dhe afate që shtyhen dhe kjo është një recetë e njohur për çdo projekt të madh infrastrukturor shqiptar.

Në teori, korridori do të jetë një arterie moderne europiane; në praktikë, ai rrezikon të bëhet një tjetër histori me variante, shtesa dhe rishikime të pafundme.

Ndërkohë, nyja tjetër strategjike, ajo e Portit në Durrës, është ndoshta kapitulli më surreal i kësaj historie. Porti i Durrësit po shndërrohet gradualisht në port turistik, ndërsa porti i ri në Porto Romano, që duhet të marrë rolin e portit tregtar, vijon të zvarritet prej më shumë se një viti mes procedurash dhe pritjesh.

Në këtë kuptim, Korridori VIII duket se ekziston, si në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, më shumë si koncept gjeopolitik sesa si infrastrukturë. Është një projekt që jeton në të ardhmen e afërt, një e ardhme që, si gjithmonë, është vetëm disa vite larg.

Ndoshta ky është paradoksi ynë më i madh: ndërtojmë narrativa më shpejt sesa ndërtojmë rrugë. Në tryezat ndërkombëtare, Shqipëria është nyje strategjike tranziti; në realitet, është një vend ku një rrëshqitje dherash mund të ndërpresë një aks kombëtar për muaj të tërë.

Madje, edhe aty ku rrugët ekzistojnë, ato shpesh rezistojnë vetëm deri në reshjet e radhës. Në një vend ku një stuhi mund të kthejë asfaltin në kantier brenda natës, ambicia për korridore ndërkombëtare, sado largpamëse, tingëllon edhe më ironike.

Dhe ndërsa vazhdojmë të flasim për korridore gjeopolitike që do të lidhin detet dhe kontinentet, mbetet ndjesia se për momentin kemi vetëm korridore konferencash, të ndriçuara mirë, me mikrofona funksionalë dhe me shumë dritë në fund të tyre.

Sepse në Korridorin VIII, të paktën për tani, me përjashtim të gazsjellësit TAP, drita është ende projekt dhe nuk dihet se kur do ta shohim atë në fund të “tunelit”.

Dhe ndoshta nuk është rastësi që, siç i atribuohet Edith Durhamit, “Shqiptarët kanë kaq shumë fjalë të urta për rrugët, sepse gjithmonë u është dashur të udhëtojnë”. Në rastin tonë, duket se udhëtimi vazhdon: ai i shpejti në letër, kurse ai reali, i gjati, mes shpateve dhe në segmente të rrugës Egnatia./ Monitor/

Previous Post

Qendra e të moshuarve në Bulqizë në errësirë, Bashkia nuk paguan dritat

Next Post

Rriten rastet e dhunës në familje në Gjirokastër, 58 urdhra mbrojtjeje gjatë 2025

Next Post

Rriten rastet e dhunës në familje në Gjirokastër, 58 urdhra mbrojtjeje gjatë 2025

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull
AKTUALITET

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull

by Editor
October 24, 2026
0

EKSKLUZIVE / DEL VIDEO, zyrtari i lartë i PS-së duke kryer marrëdhënie intime me një mashkull Një video intime që...

Read moreDetails
Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

Ekskluzive-Denoncime të rënda për korrupsion në Dogana/ Kërkohet hetim nga SPAK për Erald Delilaj

October 29, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

72-vjeçari u gjet i vdekur në Lanë, policia mashtroi se ishte endacak! Dëshmitë: U vra nga policia gjatë protestës

October 19, 2026
Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

Motra e Erjon Vishkullit nxjerr bllof Ramën: Në Itali e çoi familja, jo shteti

October 25, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Rasti Veliaj në lupën e Ministrisë së Drejtësisë, Toni Gogu urdhëron verifikimin e 24 transferimeve në burgje

Rasti Veliaj në lupën e Ministrisë së Drejtësisë, Toni Gogu urdhëron verifikimin e 24 transferimeve në burgje

October 29, 2026
Veliaj reagon për transferimin në burgun e Fierit: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit për sekretin shtetëror

Veliaj reagon për transferimin në burgun e Fierit: Na vini në dispozicion autorizimin e Kryeministrit për sekretin shtetëror

October 29, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al