Wednesday, September 9, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Balluku, Vëngu e Spiropali u shkarkuan, kush janë 4 ministrat e rinj

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, POLITIKE
0
Balluku, Vëngu e Spiropali u shkarkuan, kush janë 4 ministrat e rinj
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ndryshimet e bëra në qeveri nga kryeministri Edi Rama kanë larguar Belinda Ballukun, Pirro Vëngun dhe Elisa Spiropalin, por shtojnë emra të rinj në kabinet

Bëhet fjalë për Enea Karakaçin, i cili zë vendin e Belinda Ballukut në ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë pasi kjo e fundit u shkarkua nga ky post dhe nga ai i zëvendës kryeministres për shkak të problemeve me drejtësinë. Karakaçi aktualisht mban postin e administratorit të OSHEE-së nga qershori i vitit 2023. Më përpara ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshmëm për Politikat dhe Zhvillimin e Energjisë dhe Industrisë në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ferit Hoxha, ish ambasador i Shqipërisë në OKB, merr drejtimin e ministrisë së Jashtme, pas largimit të Elisa Spiropalit.  Ferit Hoxha është një diplomat karriere me mbi tre dekada eksperiencë në shërbimin e jashtëm shqiptar. Ai iu bashkua diplomacisë në vitin 1991, duke mbuluar fillimisht marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Evropian dhe më pas duke shërbyer në Misionin e Shqipërisë në OKB në Nju Jork.

Gjatë karrierës së tij ka mbajtur poste të rëndësishme drejtuese në Ministrinë e Jashtme, përfshirë atë të Sekretarit të Përgjithshëm, si dhe ka shërbyer si ambasador në Bashkimin Evropian, Belgjikë, Francë dhe si jo-rezident në disa vende të tjera. Ai ka qenë dy herë Ambasador dhe Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në OKB në Nju Jork, si edhe ambasador në UNESCO në Paris.

Ermal Nufi që merr drejtimin e ministrisë së Mbrojtjes, duke zëvendësuar Pirro Vëngun, është jurist me formim në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës dhe aktualisht mban detyrën e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë. Pas diplomimit ka punuar si konsulent ligjor në sektorin privat dhe në organizata jofitimprurëse, si edhe si pedagog i jashtëm në të drejtën civile dhe tregtare. Që prej vitit 2013 është avokat i licencuar dhe ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Dhomës së Avokatëve të Tiranës.

Nga viti 2021 ka shërbyer si këshilltar ligjor i ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, ndërsa ka mbajtur edhe funksione drejtuese në disa institucione publike, përfshirë Autoritetin Rrugor Shqiptar dhe Agjencinë Shtetërore të Kadastrës.

Ndërsa Erjona Ismajli, që zëvendëson Toni Gogun si ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin, është deputete e kësaj legjislature. Ajo është juriste me diplomë në Drejtësi, me master në të Drejtën Administrative dhe në Marrëdhënie Publike Politike, si edhe aktiviste e angazhuar në shoqërinë civile.

Previous Post

EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifat e reja të Amerikës, Shqipëria preket pak

Next Post

Analiza e REL: Çfarë presidenti i duhet Kosovës sot?

Next Post
Analiza e REL: Çfarë presidenti i duhet Kosovës sot?

Analiza e REL: Çfarë presidenti i duhet Kosovës sot?

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu! Rrezik për lëndime serioze dhe vdekje te fëmijët

September 4, 2026
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

Kush është Blendi Sulaj, pinjolli i Bashës që ju bashkua PS-së dhe tenderi 100 000 euro që mori nga Bashkia Tiranë

March 13, 2025
Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

Vrasja në Mirditë/ Ky është 65-vjeçari Viktor Bardhi që u ekzekutua brenda në makinën e tij

September 4, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

Velipojë/ Policët me kallash në lokal, AMP e Shkodrës hesht se ka ca “punë” të tjera

September 9, 2026
Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

Alarmi i AKU/ Conad shet sallam me rrezik serioz për shëndetin

September 9, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al