Sunday, September 13, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Pezullimi i Ballukut/ Rama: Gjyqësori po rrezikon të gjymtojë aftësinë e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET, KRYESORE
0
Pezullimi i Ballukut/ Rama: Gjyqësori po rrezikon të gjymtojë aftësinë e pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Edi Rama, në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar, teksa vërteton ditë pas dite se është bërë avokat i zellshëm i Belinda Ballukut, tha se sfida aktuale nuk qëndron te rreziku i ndërhyrjes së legjislativit apo ekzekutivit në drejtësi, por te mundësia që segmente të gjyqësorit të cenojnë funksionimin normal të dy pushteteve të tjera.

Teksa përmendi pezullimin e Belinda Ballukut nga një gjyqtar dhe prokuror në një seancë, sipas tij, pa gjyq, e cilësoi si rast të paprecedentë.

Po ashtu, ai kritikoi përpjekjet për rritje pagash përmes vendimeve gjyqësore, duke argumentuar se përcaktimi i politikave të pagave dhe taksave është atribut i pushtetit legjislativ.

“Pas 100 e kusur vjetësh, ne i dhamë pavarësinë, prandaj dhe unë që e kam udhëhequr partinë dhe këtë shumicë në rrugën e përpjetë për pavarësinë e gjyqësorit, nuk bëhem kurrë pishman, pavarësisht bombave artificiale kur ndizen nga lloj lloj gjykatësish, që shija e pavarësisë i deh, i errëson sytë dhe i nis në drejtime që cenojnë pavarësinë e pushteteve të tjera, duke i bërë shkelës të lirive dhe të drejtave të njeriut. Prandaj dhe sot rreziku i udhëkryqit të mjegullt në këtë aspekt nuk është që legjislativi apo ekzekutivi të canojë pavarësinë e gjyqësorit, por gjyqësori të gjymtojë jo thjesht pavarësinë e dy të tjerëve, por aftësinë e dy të tjerëve për të funksionuar. Kjo ka ndodhur në vende të tjera, por kjo nuk mund të ndodhë në këtë vend sepse ky vend që është në ngjitje të vazhdueshme nuk e ka luksin të frenohet, jo më pastaj të ribjerë aty ku ishte. Çfarë është përveçse ndërhyrje brutale në territorin e pushteteve të tjera pezullimin i një ministri nga një gjykatës e prokuror, në një seanca pa gjyq, i ndodhur në historinë e botës?

Çfarë është përveçse ndërhyrje gjymtise në territorin e pushtetit legjislativ përpjekja e një shoqatë për të rritur pagat e veta me gjyq, që kur në historinë e republikave me tre pushtete, pushteti gjyqësor llogarit paga dhe përcakton politikat e pagave apo të taksave, të një vendi. Çfarë është rasti më i fundit, përveçse ndërhyrje në territorin e pushtetit legjislativ vendimi i GJK sesi parlamenti ka vendosur të ndajë komisionit parlamentare, hapu dhe i thonë kësaj.

Por shpresa është që kjo fazë të jetë kalimtare dhe kuturisjet e përsëritura jashtë kornizës kushtetuese dhje ligjore të fashite pasi nuk do të kemi një pushtet gjyqësor të paanshëm, por as një shtet funksional, apo administratë publike e cila të japë më të mirën e vet për performancën e vet pa pasur frikë të marrë vendimi për blerjen e letrës higjienike.

As do të kemi dot një sipërmarrje të lirë, deri larg qoftë një konsumuar të liruar nga frika se mos bjerë në sy. Këto janë leksione që vendet e tjera i kanë nxjerrë me vonesa të caktuara”, tha Edi Rama.

Previous Post

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

Next Post

Infrastruktura rrugore në kaos/ Ambulancat ndjekin itinerarin e devijuar, pacientëve u rrezikohet jeta

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…
AKTUALITET

Ja ku u mor me qira makina e vrasësve të Viktor Bardhit…

by Redaktor Redaktor
September 4, 2026
0

InfoNews ka siguruar foton e një automjeti tip “Skoda”, i dyshuar se u përket autorëve të vrasjes së 65-vjeçarit Viktor...

Read moreDetails
Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

Pas dhunës nga Joz Marku, reagon për herë të parë babai i Eduard Kuçit

September 7, 2026
Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

Adelajda Roka, drejtoresha e Ramës, 5 leje për kulla klanit Çela-Çopja, ka shtëpi në resortin e sekuestruar

August 12, 2025
Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

Rama i jep Alban Eftimit stadiumin “Selman Stërmasi” për të ngritur kulla. Tjetër aferë korruptive që sfidon SPAK-un

December 30, 2024
SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

SPAK thellon hetimet për Ballukun: Favorizoi kompaninë e Arbër Abazit, ai i financoi punimet te vila në Palasë

September 9, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

Leoo Brooklyn, reperi shqiptar që po çmend Athinën vjen fuqishëm me këngën e re “PAEI”

September 12, 2026
Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

Pa asnjë mjet mbrojtës! Humb jetën elektricisti i OSHEE-së në Belsh

September 12, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al