Tuesday, July 21, 2026
  • Login
Maska.al
Advertisement
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit
No Result
View All Result
Maska.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Kush e ka kompromentuar kaq rëndë ministrin e Financave?

Redaktor Redaktor by Redaktor Redaktor
in AKTUALITET
0
Kush e ka kompromentuar kaq rëndë ministrin e Financave?
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Klodian Tomorri

Petrit Malaj u vendos në krye të ministrisë së Financave si nomeklaturë direkte e Belinda Ballukut. Pa ndonjë kontribut në jetën publike, ai u katapultua fillimisht në krye të AKBN e më pas si shef i financave të shtetit. Por ashtu siç koha dhe SPAK e kanë provuar qartë tashmë, punët e Belës kanë kosto të tmerrshme nga pas.

Dy vjet më parë, saktësisht në 15 shkurt 2024, Parlamenti miratoi një draft, i cili rikthente bastet sportive në Shqipëri, ndonëse këtë herë në variantin online. Në ligjin e miratuar, Kuvendi ngarkoi Këshillin e Ministrave dhe posacërisht ministrinë e Financave, që brenda 6 muajve nga miratimi i ligjit të nxirrnin të gjitha aktet e nevojshme nënligjore.

Por ligji mbeti thjesht një copë letër. Gjashtë muajt kaluan dhe aktet nënligjore nuk u miratuan. Pas tyre iku viti dhe tashmë kanë kaluar më shumë se dy vjet. Në dy vjet ministria e Financave ka miratuar vetëm 3 nga 11 aktet e nevojshme ligjore, që do të bënin të zbatueshëm ligjin për hapjen e basteve.

Të shkelësh haptazi një ligj të Kuvendit nga pozicioni i zyrtarit të qeverisë kërkon dy veti mbi të gjitha. Sufiçit në guxim dhe defiçit në tru. E megjithatë ministri i Financave është recidivist. Ligji i basteve nuk është i vetmi, që ai refuzon të zbatojë. Ligji i rivlerësimit po ashtu po sabotohet në të njëjtën mënyrë.

Ndonëse ligji, i cili u lejon qytetarëve të rivlerësojnë pronat me taksa të zbutura, është miratuar që në dhjetor bashkë me paketën fiskale, ai nuk ka hyrë akoma në fuqi. Arsyeja është sërish e njëjta. Ministria e Financave refuzon të nxjerrë udhëzimet dhe aktet e nevojshme nënligjore.

Për qytetarët shqiptarë, të cilët kanë parë dhe dëgjuar vjedhje me qindra milionë euro nga zyrtarët e qeverisë, neglizhenca në nxjerrjen e disa udhëzimeve mund të duket si lajm për rubrikat rozë. Por a është vërtetë neglizhenca ajo që po e detyron ministrin e Financave të shkelë ligjin dhe t’i dalë përballë Parlamentit?

Kur dërgoi për miratim në Kuvend ligjin për rihapjen e basteve, vetë ministria e Financave parashikonte se rikthimi i basteve do të sillte të paktën 20 milionë euro në vit në buxhetin e shtetit. Edhe pse kjo është një shifër konservatore, sërish llogaritë janë të pamëshirshme. Në dy vite qytetarët shqiptarë kanë humbur, sipas vet ministrisë së Financave, të paktën 40 milionë euro nga “neglizhenca” e Petrit Malajt.

Këto janë para që po shkojnë drejtëpërdrejtë në xhepat e krimit të organizuar, që sot zhvillon aktivitetin e basteve në mënyrë ilegale. Dhe siç tashmë është e provuar nga disa hetime të prokurorisë dhe SPAK, bandat e basteve ndajnë shumë para për të ruajtur mbretërinë e tyre të paligjshme.

Tani të gjithë e kanë të qartë se hyrja në fuqi e ligjit të basteve po pengohet nga krimi i organizuar, i cili fiton shumë më tepër kur kumari është i paligjshëm për shkak të mospagimit të taksave. Kjo vendos një hije të fortë dyshimi mbi ministrinë e Financave dhe titullarin e saj.

Dhe nëse një dyshim nuk mjafton, dy të tillë bëjnë një provë. Zvarritja e ligjit tjetër, atij të rivlerësimit, po ashtu ka një dëm të madh financiar nga mbrapa dhe një grup të ngushtë përfituesish. Këta janë oligarkia e ndërtimit.

Prej dy vitesh tregu i pasurive i patundshme është thuajse totalisht i bllokuar në segmentin e rishitjes. Kjo pasi qytetarët që kishin plane për të shitur prona i kanë tërhequr ato nga tregu në pritje të rivlerësimit. Por ka një kategori që përfiton nga tkurrja e ofertës në treg. Këta janë ndërtuesit, që shesin pronën për herë të parë, ku transaksioni nuk kapet nga tatimi i fitimit kapital.

Me pronat e qytetarëve jashtë tregut, ndërtuesit shesin pa konkurrencë dhe mbajnë çmime të larta në mënyrë artificiale. Ata që paguajnë janë sigurisht qytetarët. Me pak fjalë, bllokimi i ligjit të basteve dhe atij të rivlerësimin lëviz qindra milionë euro në treg duke i orientuar ato nga xhepat e qytetarëve tek një grusht i vogël banditësh dhe ndërtuesish.

Ky hyn tek ai që përkufizohet si korrupsioni i sofistikuar, ku nuk ka nevojë të rrezikosh duke firmosur shkresa me zarar. Në fakt, në këtë rast paratë vijnë pikërisht për të mos bërë gjë. Ose për të inspektuar baxhot e gjizës për kuponat tatimor./Kapitali.al

Previous Post

Reagojnë familjarët e Benitës: Kjo është marri, kishim informacione të sigurta që Klodi ose ajo do digjeshin për Hygertën

Next Post

Urgjenca e Beratit e mbuluar nga myku, denoncimi: Vijmë për t’u shëruar, sëmuremi më shumë!

Next Post
Urgjenca e Beratit e mbuluar nga myku, denoncimi: Vijmë për t’u shëruar, sëmuremi më shumë!

Urgjenca e Beratit e mbuluar nga myku, denoncimi: Vijmë për t’u shëruar, sëmuremi më shumë!

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës
AKTUALITET

Kamerat e sigurisë “fundosin” zyrtaret e Postës! Pamjet tregojnë lëvizjet e thasëve me para nga arka drejt zyrës së drejtoreshës

by Redaktor Redaktor
July 19, 2026
0

Pamjet e kamerave të sigurisë janë një nga provat mbi të cilat Prokuroria mbështet dyshimet për përvetësimin e 69 milionë...

Read moreDetails
Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

Doganierë të përfshirë? Skandali në Postën Shqiptare, Elisabeta Mataj tentoi të fshihej: Çfarë u zbulua në TIMS

July 19, 2026
Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

Ekskluzive/ “Sulmohen të dhënat e ProCredit Bank”, pretendimet që qarkullojnë online – banka reagon për Maska.al

July 14, 2026
Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

Kadastra u interesua në SPAK për Tur Shehun, hetimet për Shkollën e Biçikletave, lidhje mes të hetuarve dhe kompanive A&AMIV, Klajger Construction, NG Structures dhe Kryon.83

July 14, 2026
Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

Atentat në Pogradec/ Kapet personi që siguroi vëzhgimin e shënjestrës, arrestohet edhe i plagosuri Brian Syzo

July 17, 2026
Facebook TikTok
Maska.al

Maska.al

Tel: 0696118290
Email: [email protected]

Shfletoni sipas Kategorisë

Lajmet e fundit

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

PAMJET brenda Postës në Durrës, momenti kur ish-shefja e financës ‘zbraz’ arkën dhe largohet

July 21, 2026
Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

Bashkëshorti i Elisa Spiropalit përfundon në polici! Kanosi drejtoreshën…

July 21, 2026

© 2023 Maska.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • Ekonomi
  • BOTË
  • Rajoni
  • SOCIALE
  • OP-ED
  • SHOWBIZ
  • Sport
  • Kendi i Avokatit

© 2023 Maska.al